LAJMI I FUNDIT:

Miratohet ndryshimi i kodit që lejon gjykimin në mungesë për krime lufte

Miratohet ndryshimi i kodit që lejon gjykimin në mungesë për krime lufte

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar me 7 vota pro dhe 2 abstenime projektligjin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për plotësim- ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, duke krijuar kështu mundësinë që personat që kanë kryer krime gjatë luftës të gjykohen në mungesë.

Kryetarja e komisionit, Albulena Haxhiu duke e konsideruar si një iniciativë të vonuar, tha se ky ndryshim-plotësim i Kodit të Procedurës Penale lejon gjykimin në mungesë.

“Bazuar edhe për padrejtësinë e madhe që është bërë pas luftës gjatë këtyre gati 20 viteve ne kemi konsideruar që duhet të procedojmë tutje me gjykimin në mungesë, ashtu siç e kanë të rregulluara edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian. Ky projektligj ka për qëllim lejimin dhe akuzimin dhe gjykimin e të pandehurve në mungesë siç e thash edhe më parë duke respektuar standardet e së drejtës në gjykim të drejtë. Ajo çfarë është e rëndësishme është që ky projektligj aplikohet vetëm pasi që shteren të gjitha mundësitë që i parasheh Kodi i procedurës penale”, tha Haxhiu.


Shqetësuese Haxhiu e ka konsideruar faktin se në Prokurorinë Speciale vetëm një prokuror merret me krime lufte, duke e shtuar nevojën që të ketë një projektligj tjetër që dokumenton të gjitha krimet e luftës.

Futjen e gjykimit në mungesë për të pandehurit  në këtë projektligj, e ka konsideruar si shumë të nevojshëm edhe anëtari tjetër i komisionit për legjislacion Korab Sejdiu.

“Shumë prej gjykimeve sikurse për ato që janë kryer krime të luftës, por edhe ato të tjerat më vonë ose po stërzgjaten, ose nuk po ndodhin fare për arsye se po mungon dikush zakonisht në ato rastet kur po ke më shumë se një ose dy të pandehur, kështu që është një nismë dhe një ndryshim defenitivisht i nevojshëm për Kodin e Procedurës Penale”, u shpreh Sejdiu.

Shkumbin Demaliaj, anëtar i komisioni nga radhët e AAK-së, është shprehur kundër formimit të një Gjykatë Speciale për Kosovën, ndërsa tha se të dyshuarit serbë për krime lufte duhet të dënohen në mungesë nga gjykatat.

“Për qytetarët e Kosovës në këtë rast është krijuar një Gjykatë Speciale, ndërkaq për kriminelët që supozohet që kanë kryer dhe kanë kryer se janë të dukshme krimet në Kosovë ata duhet të merren gjykatat e Kosovës dhe t’i dënojë në mungesë. Unë jam kundër këtij propozimi dhe mendoj se ose duhet të inkorporohet që kjo bashkë edhe këta kriminelë të gjykohen në Gjykatën Speciale për momentin  e them atë, ose të prishet ligji për Gjykatën Speciale edhe të shqiptarëve dhe të serbëve”, ka thënë ai.

Ndryshe, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka kërkuar nga institucionet që kandidatët për anëtarë të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas t’i përmbushin kriteret e kërkuara për këtë pozitë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori