LAJMI I FUNDIT:

Nëse Greqia nuk e ratifikon marrëveshjen, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

Nëse Greqia nuk e ratifikon marrëveshjen, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese

Qeveria sot publikoi Propozim ndryshimet kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë që i dorëzoi në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas Propozimit, nëse Greqia nuk ratifikon marrëveshjen në Kuvendin e saj dhe nuk ratifikon protokollin për hyrjen e Maqedonisë në NATO, atëherë automatikisht ndryshimet kushtetuese do të ndalohen në procedurë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi i këtyre ndryshimeve në Kushtetutë është zbatimi i Marrëveshjes me Greqinë për të lejuar pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Përveç kësaj, përveç kushteve dhe afateve të përgjithshme për hyrjen në fuqi të ndryshimeve që do të lidhen me hyrjen në fuqi të marrëveshjes dhe ratifikimin e protokollit për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO në Kuvendin e Republikës Greke, respektivisht ndërprerjen e vlefshmërisë së amendamenteve në rast të mos hyrjes në fuqinë e këtyre dy dokumenteve, do të ketë afate të veçanta për zbatimin e këtij ndryshimi të veçantë, thuhet në Propozimin e Qeverisë./Telegrafi/