LAJMI I FUNDIT:

Ikën nga burri, vëllai ia merr jetën në shtëpi

Ikën nga burri, vëllai ia merr jetën në shtëpi

I iku shiut, por ra në breshër. Ky është rasti i një 21-vjeçareje, e cila pas një zënke me të shoqin, u kthye në shtëpinë e të atit, ku edhe u qëllua për vdekje nga i vëllai.

“CNN Turk”, raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Igdir, në Turqinë lindore, pranë kufirit me Armeninë.

Sipas të dhënave paraprake, 21-vjeçarja me iniciale F.S. u largua nga shtëpia pas zënkave me të shoqin dhe shkoi në shtëpinë e të atit, e cila ndodhej në të njëjtën lagje. Aty mësohet se ka debatuar ashpër me të vëllain C. S., i cili e ka qëlluar dy herë me shotgun duke i marrë jetën në vend.


Autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur një operacion të gjerë për arrestimin e tij.

Krimet brenda familjes dhe veçanërisht kundër grave mbeten një problem shumë i madh për Turqinë. Sipas raporteve zyrtare, vetëm gjatë vitit 2017 janë vrarë 409 gra.