LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi: Partitë në Maqedoni duhet ta zbatojnë marrëveshjen

Kryemadhi: Partitë në Maqedoni duhet ta zbatojnë marrëveshjen

Kryetarja e partisë opozitare të Shqipërisë LSDI, Monika Kryemadhi i porositi partitë politike në Maqedoni “pas referendumit të veprojnë me maturi për realizimin e marrëveshjes me Greqinë dhe integrimin e vendit”.

Ajo përshëndeti rezultatin e referendumit që u mbajt ditën e diel në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dëshiroj ta përshëndes vullnetin e shprehur të popullit të Maqedonisë për zbatimin final të marrëveshjes me Greqinë rreth çështjes së emrit. Qytetarët dhanë mesazh të qartë për perspektivën e tyre euroatlantike. Politika në Maqedoni duhet të veprojë me maturi për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë dhe etapat për integrimin e vendit në familje euroatlantike”, thotë Kryemadhi.


Më parë, Tirana zyrtare e përshëndeti votën e dhënë “për” të qytetarët të Maqedonisë “për përkrahjen e marrëveshjes për emrin me Greqinë në referendumin konsultativ:,

Në kumtesën e Ministrisë për Evropë dhe Punëve të Jashtme thuhet se Shqipëria nxit vazhdimin, pa vonesa, në procesin e ardhshëm legjislativ në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që të iniciohen ndryshimet e nevojshme  kushtetuese.

Sipas ministrisë, është koha të gjitha partitë politike në Kuvend të përgjigjen ndaj vullnetit të qytetarëve dhe me konsensus të gjerë ta shfrytëzojnë këtë mundësi për përparimin e rrugës euroatlantike të vendit./Telegrafi/