LAJMI I FUNDIT:

Fjalët përfundimtare kundër Jankulloskës në rastin “Tanku”, seanca gjyqësore edhe për “Total”, “Tortura” dhe “Tarifa”

Fjalët përfundimtare kundër Jankulloskës në rastin “Tanku”, seanca gjyqësore edhe për “Total”, “Tortura” dhe “Tarifa”

Në Gjykatën penale për sot janë caktuar fjalë përfundimtare për lëndën “Tanku” në të cilën zhvillohet procedurë e ndarë kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Sot gjithashtu do të mbahen seanca edhe për lëndët “Total”, “Tortura” dhe “Tarifa”.

Gjykimi për Jankullovskën filloi në fund të gushtit të këtij viti, pasi që e akuzuara lindi. Asaj i gjykohet posaçërisht pasi që Gjykata e pranoi kërkesën e avokatëve për pushim mjekësor për shkak të shtatzënisë së saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lëndën “Total” të PSP-së, i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq Llatas për fshehje të tatimit në vlerë prej 121.414 eurove përmes personave juridik “Total marketing” SHPKNJP, “Total” media qendra dhe “Mediamaks” dhe 63.032 euro si person fizik.


Në Gjykatën Penale sot është caktuar edhe seanca për rastin “Tortura”, në të cilin të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i njësisë “Allfa” Ivica Antevski-Puki dhe edhe pesë pjesëtarë të tjerë të njësisë.

PSP i akuzon ata për torturë dhe ndëshkim tjetër brutal, jonjerëzor apo ofendues, për mënyrën e privimit nga liria të liderit të “Të bashkuarve për Maqedoninë” dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Ljube Boshkovski, më 6 qershor 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë, të cilët janë të akuzuar në rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim të jashtëligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë eurove./Telegrafi/