Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, dhe koordinator nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se ka disa lëvizje në PDK, por ai nuk beson se këto lëvizje do të rrezikojnë Qeverinë.
Tahiri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryetari i PDK-së Kadri Veseli është mjaft i drejtpërdrejtë dhe nuk ka dhënë shenja se Qeveria mund të rrëzohet.
“Në momentin kur nuk shkon diçka qeveria mund të bie, por nuk po shoh diçka konkrete te z.Veseli, dhe qeveria vazhdon punën edhe pa ndonjë ministër”.
Duke komentuar çështjen e ministrave që janë nën hetim, Tahiri ka përmendur rastin e kryetarëve të komunave që kanë qenë me aktakuza dhe kanë vazhduar detyrën.
“Nuk është në kuadër të marrëveshjes politike se personat nën hetim nuk duhet të bëhen ministra, por u mbetet moralisht atyre të vendosin”.
“Prokuroria mund të ngre aktakuza edhe me fakte të pa verifikuara, por gjyqësia është ajo që vendos në mënyrë të paanshme”, tha Tahiri, përcjell Telegrafi.
Duke komentuar vizitën e Haradinajt në SHBA, Tahiri thotë se ajo ishte vizita më e rëndësishme e Kosovës në SHBA.
“Kemi marrë mbështetje për Ushtrinë e Kosovës dhe kemi bërë shumë punë të mirë për anëtarësimin në Interpol”.
Këshilltari i kryeministrit ka thënë se këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Interpol.
“Sigurisht, këtë vit punët i kemi shumë më mirë, sesa vitin e kaluar. Gjasat janë të mëdha”, tha Besnik Tahiri.
Tahiri ka thënë se Qeveria është duke shqyrtuar reduktimin e ministrave dhe zëvendësministrave.
“Po përgatisim ligjin që parasheh më së shumti 17 ministri nga 21 sa janë. Gjithashtu po planifikohet që të mos ketë më shumë se tre zëvendësministra, ku njërin do ta kenë minoritetet”, tha ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë