LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Referendumi nuk është kusht juridik për zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Kotzias: Referendumi nuk është kusht juridik për zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Referendumi nuk është as kusht, as kërkesë juridike për zbatimin e marrëveshjes së Prespës, por kjo është zgjedhje e Shkupit, tha shefi diplomacisë greke, Nikos Kotzias, në intervistë për televizionin shtetëror grek “ERT”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kotzias theksoi se Ivanov si kryetar dhe Zaev si kryeministër kanë qenë të zgjedhur me më pak vota nga ajo çka ka marr “për” në referendum.

“Marrëveshja thotë se (referendumi) është zgjedhje e Shkupit, por nuk është kusht, por as parakusht, as kërkesë juridike për zbatimin e marrëveshjes, kjo është e një rëndësie të mëdha. Tani shkojmë në pjesën e politikës. Është përqindja e madhe 37-38 për qind?. Kur e shikon dikush në shikim të parë, dhe nuk i dinë politikën ballkanike dhe politikën e Shkupit dhe realitetin e tyre, do të thotë se është e vogël. Dhe logjikisht është. Por, nëse e dinë se sa vota janë këto 37-38 për qind dhe çka ndodh në zgjedhjet e më hershme, atëherë do të kuptojë gjërat e caktuara, tha Kotzias, duke cituar se sa vota kanë marr kryeministri Zoran Zaev në zgjedhjet e vitit 2016-të dhe sa kryetari Gjorge Ivanov.


Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, ministri për punë të jashtme tha se nuk janë të pastruara Lista Zgjedhore dhe nëse do të kishin votuar të gjithë që kanë të drejtën e votës, realisht trupi votues do të ishte nga 1.2 milionë votues, ndërsa shumica e mbi 50 për qind do të ishte ndër 600.000 votues, gjegjësisht 540.000-550.000 votues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori