“Dita e referendumit në përgjithësi ishte e qetë dhe mirë e organizuar. Procedurat ishin profesionale, transparente dhe të paanshme, ndërsa fushata e qetë dhe aktive”.
Këto janë vlerësimet e para të misionit të OSBE/ODIHR-së dhe të Delegacionit të Këshillit të Evropës lidhur me referendumin që u mbajt dje në Shkup, njofton AIM.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, shefi i misionit të OSBE/ODIHR-së për vëzhgimin e referendumit në Shkup, Jan Peterssen tha se edhe pse korniza ligjore nuk i ka mbuluar mjaftë të gjitha aspektet e procesit, referendumi u administrua në mënyrë të paanshme, ndërsa liritë themelore janë respektuar.
Ai nënvizoi se fakti se nuk ka pasur fushatë të organizuar të opsionit “kundër” ose “për bojkot”, do të thotë se për mediat ishte vështirë të sigurohet mbulim i balancuar, edhe pse ato për votuesit transmetonin informata edhe spektër të gjerë të pikëpamjeve të ndryshme.
Në konferencë për shtyp u theksua se edhe pse autoritetet mjaftë janë angazhuar që të sigurojnë informata publike lidhur me marrëveshjen, megjithatë përmbajtja e saj nuk u sqarua mjaftë.
Po ashtu, u përmend mes tjerash se edhe pse nuk ka pasur fushatë aktive “kundër”, sipas vlerësimeve të vëzhguesve, koalicioni nga shoqata qytetare dhe dy partitë më të vogla politike u angazhuan për bojkot përmes tubimeve dhe të mediave sociale, shpesh duke shfrytëzuar retorikë nacionaliste.
Në vlerësimin e parë të OSBE/ODIHR-së dhe të APKE-së u theksua edhe çështja e saktësisë së listave zgjedhore me sugjerim deri te autoritetet që kjo çështje, e cila deri tani, siç thanë, është përmendur në raportet e këtyre dy organizatave nga disa zgjedhjet e fundit, më në fund do të zgjidhet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë