LAJMI I FUNDIT:

“MOST”: Problemi me Listën Zgjedhore jep hapësirë për mosbesim

“MOST”: Problemi me Listën Zgjedhore jep hapësirë për mosbesim

Qytetarët të cilët votuan qartë e shprehën vullnetin e tyre. Votimi në referendum ka kaluar në atmosferë të qetë, me dalje më të pakt se nga të zakonshmet, vlerësojnë nga “MOST”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, në një numër të vogël të vendvotimeve janë vërejtur tensione, por bëhet fjalë për ngjarje të izoluara të cilat nuk kanë pasur ndikim mbi rezultatin e votimit. Administrata është përgjigjur në punë.

“Të gjithë vendvotimet në të cilën “MOST” ka pasur vëzhgues kanë qenë të hapura në kohë dhe askush prej tyre nuk ka paraqitur ndonjë problem. Ka pasur ngjarje të materialeve propaganduese para vendvotimet, por me intervenimin e policisë materialet janë tërhequr”, thanë nga MOST në pres konferencë.


Ka pasur raste të votimit familjar, në disa vendvotime votimi ka qenë i ndërprerë për shkak problemeve teknike.

Ata bëjnë thirrje deri tek përgjegjësit që ti zgjidhin problemin rreth Listës Zgjedhore, me qëllim që ajo edhe më tej mos jetë mjet i mosbesimit. /Telegrafi/