LAJMI I FUNDIT:

Vlerësimet përfundimtare të MPB-së për votimin e sotshëm në Maqedoni

Vlerësimet përfundimtare të MPB-së për votimin e sotshëm në Maqedoni

Në konferencë për shtyp, zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski thotë se “në deklarimin sotshëm të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në referendum, procesi kaloi në mënyrë të qetë pa probleme dhe prishte të rendit dhe qetësisë”.

“Ministria e Punëve të Brendshme, në pajtim me planet e parapara dhe aktivitet e ndërmarra, në mënyrë të plotë u përkushtua dhe u angazhua në sigurimin e kushteve normale për zbatim pa pengesa të vullnetit të qytetarëve dhe të drejtës së qytetarëve. Në të gjitha rastet ku kishte kërcënim të të drejtës së votës apo prishjes se rendit dhe qetësisë në mënyrë të shpejtë është reaguar, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve kryesit ishin arrestuar apo të thirrur në stacion policor. Deri në ora 19:00, evidentuam 19 raste, ku kishte sulm ndaj zyrtarëve policor, fotografim të votuesve, fotografim të fletëvotimit, pengesë të qytetarëve të votojnë dhe të ngjashme. Janë arrestuar apo të thirrur në stacion policor deri tash 12 persona”, tha Angellovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një pjesë e rasteve tashmë janë të dokumentuara dhe janë ngritur procedura të caktuare, kurse rastet tjera do të zbardhen gjatë ditëve në vijim.


“Dëshiroj të potencoj se këto nuk janë numra të plotë për shkak se ekziston mundësia të jetë regjistruar edhe ndonjë rast gjatë përfundimit të votimit”, tha Angellovski duke i falënderuar mediat për informimin adekuat të qytetarëve./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori