LAJMI I FUNDIT:

MPB-ja informon për tre incidente tjera gjatë votimit

MPB-ja informon për tre incidente tjera gjatë votimit

Në vendvotimin nr 25391/1 në shkollën fillore “Njegosh” në Kollonija, është paraqitur se personi M.S (55) ka fotografuar letrën e votimit. MPB sot kumtoi se është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa personi M.S është në stacion policor për zbardhjen e rastit.

Në SPB Tetovë, thuhet në kumtesë, vëzhgues i një organizate qytetare ka raportuar se përballë shkollës fillore “Goce Dellçev” në Gostivar persona të shumtë kanë kryer filmime të palejueshme dhe fotografim të votuesve. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa dy personat janë arrestuar në lidhje me këtë rast. punohet në zbardhjen e plotë të rastit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtojnë nga MPB-ja, në stacionin policor në Koçan, personi M.SW (54) nga Koçani ka paraqitur se para vendvotimit nr. 852, para Shtëpisë së Kulturës në Koçan, nga ana e një personit të panjohur, është ofenduar për shkak se ka shkuar për votime. Pas marrjes së masave, është vërtetuar se bëhet fjalë për personin T.N nga Koçani dhe ai gjendet në stacionin policor në Koçan./Telegrafi/