Forca e Sigurisë së Kosovës është vetëm një hap larg transformimit në ushtri, dhe është e gatshme të marrë detyra të reja. Këtë e thotë komandanti i Forcës së Sigurisë gjenerallejtënant Rrahman Rama, ku thekson se nuk po ndërtohet një forcë që do të jetë rrezik për dikë, por një të tillë që do të jetë faktor stabiliteti në Kosovë dhe rajon.
Në një intervistë të dhënë për KosovaPress, Rrahman Rama flet edhe për largimet e pjesëtarëve serbë nga institucioni i FSK-së. Sipas tij, nuk është morale e as ligjore, që dikush nga jashtë të ndërhyjë në punët e Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako prej tre projektligjeve për FSK-në duke ia proceduar kështu Kuvendit për miratim. Këto projektligje rregullojnë rolin, funksionimin dhe shërbimin në FSK.
Kështu po synohet të përfundojë procesi i tejzgjatur për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Komandanti i FSK-së, thotë se këtë proces e ka vështirësuar vetëm problemi politik, meqë FSK ka kohë që është e gatshme të marrë detyra të reja.
I pyetur për kushtet dhe pajisjet që do t’i ketë forca e re, Rama thotë se e rëndësishme është që pjesëtaret të jenë të përgatitur.
“Pajisjet janë material harxhues që mund t’i blejmë por është më rëndësi që të jemi të përgatitur që t’i përdorim ato pajisje. Dhe, ne i kemi kushtuar rëndësi të jashtëzakonshme. Çka e ka vështirësuar, përveç problemit politik që të gjithë e dimë, nuk e ka vështirësuar këtë proces diçka tjetër, sepse ne e kemi thënë edhe para katër vitesh që ne jemi të gatshëm që të fillojmë t’i implementojmë këto plane të përbashkëta që i kemi bërë me partnerët tanë. Mund të them me përgjegjësi, që gjithçka që kemi bërë deri tash, kemi bërë bazuar në standardet e NATO-s, sepse ky është qëllimi dhe synimi unë, nesër pasnesër të jemi pjesë e strukturave euro-atlantike”, thotë Rama
Që nga themelimi, prioritet i FSK-së ka qenë integrimi i komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë. Aktualisht, pjesëmarrja e tyre në FSK është 10.2 për qind.
Madje, në fillim të këtij viti, FSK kishte bërë rekrutime të veçanta vetëm për komunitetin serb, duke shtuar kështu numrin, 5.5 për qind në FSK ishin vetëm serbë.
Por, ky numër pësoi rënie këtë vit, kur shumë pjesëtarë të FSK-së, nga komuniteti serb, dhanë dorëheqjen.
Komandanti i FSK deri tani ka nënshkruar 51 vendime për largim.
“Fatkeqësisht presionet që kanë bërë, nga jashtë Kosovës, shantazhet, kërcënimet që janë bërë ndaj pjesëtareve të FSK-së. Deri më tani i kemi 51 të larguar. Po flas në të dhëna zyrtare dhe vendime që janë nënshkruar, sepse ata kanë bërë kërkesë për demobilizim dhe janë procedura. I kemi ligjet dhe rregulloret që nuk duhet t’i respektojmë dhe bazuar në ato ligje dhe rregullore. Unë i kam nënshkruar 51 vendime që janë të larguar nga FSK. Të tjerët vazhdojnë të punojnë me gjithë, prapë po them, disa presione e shantazhe që i kanë, por çka është shumë me rëndësi është që ne si Forcë nuk e kemi problemin që t’i zëvendësojmë ata. Kemi aplikantë, kemi aplikacione që ne në të ardhmen e afërt do t’i zëvendësojmë me gjeneratat të ardhshme ose rekrut të ri që do të jenë”, tha Rama.
Por, sipas udhëheqësit të institucionit më të besueshëm në vend, largimi i tyre nuk kishte fare të bënte me ndonjë problem të pjesëtarëve me FSK-në, meqë sipas tij, ata kishin deklaruar të gjithë se ishin shumë të kënaqur me trajtimin dhe punën aty.
Gjenreal Rama vlerëson se nuk është morale, e as ligjore, që dikush të përzihet në punët e brendshme të një shteti tjetër.
“Nuk është etike, nuk është morale, nuk është ligjore që me u përzi në punët e një shtetit tjetër, por fatkeqësisht ka ndodh dhe ne kuptojmë presionet që i kanë pas, jo vetëm ndaj pjesëtarëve tonë, por edhe pjesëtareve të familjes së tyre, sidoqoftë është një vendim vullnetar, sepse Forca jonë është Forcë vullnetare, profesionale dhe ne nuk e mbajmë askënd me zor këtu. Çka është shumë me rëndësi, çdo kërkesë për demobilizim nuk ka pas asnjë fjalë të vetme të keqe për institucionin”, thotë ai.
Tutje, Rama thotë se formimi i ushtrisë nuk paraqet rrezik për askënd, por ajo do të jetë faktor stabiliteti në Kosovë dhe rajon.
“Ky proces është zvarritë qe katër ose pesë vjet, nuk presim diçka të mirë, kjo është pjesë ndoshta e një loje të caktuar por sidoqoftë është e drejtë e jona që si shtet i pavarur, jo vetëm ne, por edhe qytetarët e Kosovës dëshirojnë ta kenë një forcë që do të kujdeset për sigurinë e tyre. Dhe ne nuk jemi duke ndërtuar një forcë që do të jetë rrezik për dikë, por ne po ndërtojmë një Forcë që është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe që është e gatshme në të ardhmen me krye misione paqeruajtëse”, tha Rama.
Për largimin e pjesëtarëve serbë të FSK-së Rama thotë të jenë njoftuar vendet e QUINT-it, NATO, KFOR dhe të gjitha institucionet e sigurisë.
Forca e Sigurisë së Kosovës është kategori kushtetuese, dhe ndryshimi i saj mund të bëhet vetëm me Kushtetutë.
Për të ndryshuar Kushtetutën duhet dy të tretat e deputetëve, përfshirë këtu edhe dy të tretat e deputetëve nga komuniteti serb./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë