LAJMI I FUNDIT:

Mollopolci, fshati i bukur i Shtimes që ka njëqind burime uji (Video)

Mollopolci, fshati i bukur i Shtimes që ka njëqind burime uji (Video)

Gjethet të cilat kishin rënë, dhe erëra që frynte pa ndalë, simbolizonin stinën e vjeshtës në këtë fshat.

Njihet në gjithë rrethinën e Shtimes, si fshati i burimeve, edhe pse emri i tij është Mollopolcë.

Nën freskinë e burimeve të shumta që ka ky vend, është rritur edhe Muhamet Roshaj.


Ai ka thënë se këtë fshat nuk e ndërron as me vendlindjen e tij.

“Kur erdhi babagjyshi këtu ka pasur gruan dhe dy fëmijët, ndërsa tash jemi shtatë shtëpi që jemi shtuar nga ai.
Fshati ynë ka qenë i përmendur për qetësi, mirëkuptim dhe gjithçka në rregull ka qenë”, thotë për RTV Dukagjinin Muhamet Roshaj.

Me të hyr në këtë fshat, të duket sikur je futur në një luginë, ndërsa malet të qëndrojnë si mbrojtje mbi kokë. Aty ku mbaron njëra grykë e fshatit, fillon tjetra, duke të lënë gojëhapur.

Gurgullimën e përroskave në këtë fshat, e dëgjon në çdo hap drejt tij, ndërsa bukuritë natyrore të dërgojnë përtej imagjinatës.

Nën freskinë e ujit të lumit që i kalon pranë shtëpisë, baci Muhamet, siç e thërrasin i gjithë fshati, me një çakmak në dorë mundohet të rindërtojë mullirin e vjetër që dikur ju kishte shërbyer qindra banorëve.

“Jam duke u munduar të rindërtoj këtë mulli. Më herët me këtë mulli janë shërbyer i tërë fshati, por ka pasur edhe tjera fshatra të Shtimes, si Reçaku e të tjera që kanë ardhur këtu për të bluar misrin për idare”, tha Roshaj.

Toka pjellore, ujërat e freskia e natyrës, ishin sigurimi i jetesës së banorëve të këtushëm.

Banori i këtij fshati, Sherif Salihaj ka thënë, se ky fshat i plotëson të gritha kushtet, për t’u quajtur i tillë.

“Mund të them se për nga sipërfaqja e territorit që ka ky fshat mund të quhet si fshati i burimeve. Përafërsisht mund të llogariten se kanë qenë rreth 100 kroje në këtë fshat”, thotë Sherif Salihaj, përcjell Telegrafi.

Sa më lart fshatit që ngjitesh, do të eksplorosh pamje të reja.

Muhamet Roshaj, ka thënë se po të vish njëherë në këtë vend, do të kërkosh të vish përsëri./Telegrafi/

https://youtu.be/lVr1B9OQVJU

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori