LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një person

Aksident trafiku në Shkup, humb jetën një person

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se këtë mëngjes një qytetar ka humbur jetën pas një aksidenti në komunikacion.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:15 në rrugën Blagoja Stefkovski.

“Një makinë e tipit ‘Ford’, e drejtuar nga M.G (35) nga Shkupi është përplasur me makinën ‘Fiat’ të cilëne ka drejtuar V.M (58) nga Trubareva e Shkupit. Nga përplasja jetën ka humbur personi V.M”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Ata shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Telegrafi/