Edhe pse Lidhja Demokratike ka bërë të ditur se nuk do t’i bashkohet protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 29 shtator, deputeti i kësaj partie, Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se ai do të marrë pjesë.
Siç ka thënë Avdyli, “të shtunën nga ora 14 deri 16, ta zhveshi petkun e neurokirugut, mësimdhënësit, veteranit por edhe kryetarit të degës së LDK-së e deputetit dhe të jem vetëm një qytetar më shumë në protestën e së shtunës”.
“Aty do jem vetëm për Kosovën unike e të pandarë. Për hatër të asnjë lideri opozitar, por vetëm kundër Hashim Thaçit, vizatuesit të dështuar të hartave të copëtimit Qosiqian të Kosovës. Aty do jem me të gjithë qytetarët e të gjithë partive të shqetësuar për ardhmërinë e fëmijëve tanë të rrezikuar nga një njeri i katandisur. Aty do jem edhe për ata mijëra votues të LDK-së, që atë ditë do e valojnë flamurin Dardan, por edhe flamurin e ri të Kosovës me hartën e saj të pa copëtuar. Aty do jem edhe me flamurin kombëtar me shkabën krenare”, ka shkruar Avdyli në Facebook.
Më poshtë e keni postimin e plotë:
Në vitin 1998 kisha nje dilemë të madhe. Isha mjek i sapodiplomuar vetëm 26 vjeqar, dhe duhej te merrja një vendim. Të degjoja mërzinë dhe frikën e prindërve e të qëndroja me ta në Prizren sado pak më i sigurtë, apo ti pêrgjigjesha kushtrimit të luftës, të bëja dicka për mijëra civilë të shpërndarë maleve të Suharekës , të ndihmoja qindra ushtarë të UÇK-së që po tentonin ti mbronin disi ata civilë , shumë prej tyre të plagosur e të sëmurë.
Vendosa të merrja rrugën e vështirë për tu përballur me plumbat e vdekjen, duke prishur rehatinë time personale, dhe duke lënë me lotë prindërit, për një qëllim më të madh, siq ishte LIRIA e vendit.Këto ditë kisha në një dilemë ,por shumë më pak të rrezikshme.
Të qëndroja vëzhgues kur mijëra qytetarë të mi ,votues e jovotues tanë, do nisen për Prishtinë ,për të shprehur një vullnet demokratik për mbrojtjen e tërësisë territoriale, rendit kushtetues e shtetësisë pêr të cilën 2 milion njerzë sakrifikuan apo të isha prapë me ta. Unë vendosa. Që të shtunën nga ora 14 deri 16, ta zhveshi petkun e Neurokirugut, mësimdhënësit, veteranit por edhe kryetarit të degës së LDK-së e deputetit dhe të jem vetëm një qytetarë më shumë në Protestën e së shtunës.
Aty do jem vetëm për Kosovën unike e të pandarë. Për hatër të asnjë lideri opozitar por vetëm kundër Hashim Thaqit vizatuesit të dështuar hartave të copëtimit Qosiqian të Kosovës. Aty do jem me të gjithë qytetarët të gjithë partive të shqetësuar pēr ardhmërinë e fëmijëve tanë të rrezikuar nga një njeri i katandisur . Aty do jem edhe për ata mijëra votues të LDK -së, që atë ditë do e valojnë flamurin Dardan, por edhe flamurin e ri të Kosovës me hartën e saj të pacopëtuar. Aty do jem edhe me flamurin kombëtar me shkabën krenare.
Aty ato 2 orë sdo jem me asnjë parti as lëvizje por me qytetarin e revoltuar nga abuzimi i pushtetarëve jo legjitim që po luajnë me fatin e këtij vendi sikur ky vend është jetim ku ska burra e gra që i dalin zot këtij vendi. Aty jam për të treguar se jemi të rritur të gjithë sa për ti mosbesuar përrallave të gjyshes politike si Hashim Thaqi për babadimrin Vuçiç i cili do nxjerë nga thesi i tij njohjen e pavarësisë me këta kufinj dhe plus faljen luginës së Preshevës.
Për mua si deputet i ri ishte një vit lojaliteti e angazhimi në Kuvend për të ndalur keqqeverisjen e abuzimin me pushtetin, duke respektuar interesat reale të qytetarëve të përquara shumë mirë nga vendimet e udhëheqjes së LDK-së.
Kjo luftë e paepur dhe e vendosur në Grupin tonë parlamentar të LDK-së do vazhdojë edhe në javët e ardhshme në Kuvend deri në rrëzimin nga pushteti të kësaj klase politike.
Por kuvendi im të shtunën nga ora 14 deri 16 do jetë sheshi për të protestuar qetë bashkë me të gjithë qytetarët paqëdashës e patriot e të gjithë orientimeve politike me vetmin qëllim- mbrojtjen e nenit 1 të kushtetutës për Kosovën unike nga pazaret e një Presidenti mashtrues i cili është i dyshimtë që është shitur për agjendura të huaja e interesa personale. Shihemi të shtunën në shesh paqësisht e të vendosur si kurrë më parë.(sic) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë