LAJMI I FUNDIT:

Ramsey i vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Arsenali

Ramsey i vendosur të largohet si lojtar i lirë nga Arsenali
Aaron Ramsey (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Aaron Ramsey pritet të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të verës si lojtar i lirë pasi nuk po arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës.  

27-vjeçari uellsian mund të jetë në linjë për të lënë Topçinjtë falas në verën e vitit 2018.

Sipas mediumit The Mirror, Ramsey është i vendosur për të lënë Arsenalin në verë pasi bisedimet mbi një kontratë të re janë ndërprenë.


Milani i beson Gazidisit për Ramseyn
Lexo po ashtu Milani i beson Gazidisit për Ramseyn

Marrëveshja aktuale e 27-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe Topçinjtë refuzuan një ofertë 50 milionë funte për shërbimet e tij këtë verë, pasi ata dukeshin të sigurt për mbajtjen e lojtarit.

Aaron Ramsey 

Por, ka pasur një prishje të papritur raportesh në bisedimet mes palëve.

Tri klube pas Aaron Ramseyt
Lexo po ashtu Tri klube pas Aaron Ramseyt

Momentalisht nuk ka asnjë ofertë në tavolinë dhe Ramsey mund të jetë në rrugën e tij për tu larguar në verë si një agjent i lirë.

Për Ramseyn nuk mungojnë skuadrat e interesuara pasi atë e duan Chelsea dhe Milani. /Telegrafi/