LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Projektligji parasheh rritje të pagave për mjekët

Ismaili: Projektligji parasheh rritje të pagave për mjekët

Projektligji për pagat që ditë më parë ka kaluar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvendin e Kosovës për votim, do të të siguroj rritjen e pagave për mjekët si asnjëherë më parë.

Kështu ka thënë ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, në tryezën për projektligjin për paga që po mbahet aktualisht.

“Projektligji për paga parasheh rritjen e pagave për mjekët si asnjëherë më parë. Ky projektligj është një hap i duhur në drejtim të duhur, dhe në momentin që do të kaloj në Kuvend do të jetë një hap i rëndësishëm për profesionistët shëndetësor”, ka thënë ministri Ismaili.


Më tutje, ai ka ftuar të gjithë deputetët dhe akterët tjerë të rëndësishëm që të punojnë së bashku në përmirësimin e këtij projektligji, në mënyrë që ai të kaloj pa u vonuar.

“Ky projektligj duhet të kaloj pa u vonuar sepse nëse e humbim këtë rast do të ketë vetëm regres”, ka thënë ministri Ismaili. /Telegrafi/