LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndanë 50 mijë euro për deponinë e mbeturinave inerte në Prizren

Qeveria ndanë 50 mijë euro për deponinë e mbeturinave inerte në Prizren

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe komuna e Prizrenit kanë nënshkruar sot një marrëveshje për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte në Prizren.

Kryetari i Prizrenit Mytager Haskuka dhe ushtruesi i detyrës së MMPH-së, Fatmir Matoshi kanë mbajtur një konferencë për media pas takimit në ndërtesën e Komunës, e ku kanë shpjeguar qëllimin e kësaj marrëveshje.

“Tani e tutje çdo biznes që ka materie është i obliguar që do të thotë të i dërgoj aty. Tani është bërë puna faktikisht kontrata është gati dhe tani e kemi edhe mbështetjen e Ministrisë edhe sivjet do mundohemi sa më shpejtë do të thotë me i fillu punimet edhe që kjo pjesë do të thotë të bëhet ndërtimi sa më shpejtë. Edhe do të vazhdohet me punën në këtë deponi edhe në dy vitet e ardhshme, por me rëndësi që tani e tutje e kemi vendin e identifikuar e kemi marrëveshjen dhe puna do të fillojë shumë afër”, ka thënë Haskuka.


Ai po ashtu ka falënderuar ushtruesin e detyrës së ministrit të mjedisit, për këtë dhe projekte të tjera.

Matoshi në anën tjetër ka folur për projektet e përbashkëta të Ministrisë më komunën e Prizrenit, duke shprehur gatishmërinë për ë bashkëpunuar me qeverisjet lokale.

“Ky nënshkrim i marëveshjës së bashkëpunimit me financimin e deponisë së mjeteve inerte pikërisht në kohën e aksionit të madh ‘ta pastrojmë Kosovën’ për cka e përgëzojë kryetarin për angazhimin që ka pasur në vikendin e kaluar dhe që kanë edhe këtyre ditëve, do të kenë deri më 15 dhjetor për Kosovën më të mirë dhe më të pastër. Problemi me mbeturinat është edhe problem i hapësirave ku deponohen ato është edhe i deponive të tyre për këtë arsye jemi të kënaqur që si ministri e mjedisit dhe planifikimit hapësinor po mbështesim komunën e Prizrenit për hapësirën e deponisë së mbetjeve inerte dhe shuma me të cilën e mbështesim këtë vit është 50 mijë euro, që nuk është e mjaftueshme , e diskutuam edhe me kryetarin, dhe ne si Ministri e vlerësojmë shumë që edhe komuna ka nda mjete nga buxheti i saj për këtë deponi por sigurisht që e ka edhe zotimin tonë kryetari që do ta mbështesim ndërtimin e kës aj deponie, qoftë nga fondet e IPA-s 2018 qoftë nga mjete Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka thënë ushtruesi i detyrës së Ministrit.

Ai ka thënë që është e paraparë që të zgjas deri 3 vjet ndërtimi i deponisë, ani pse shpreson që edhe para kësaj kohe ajo të përfundojë.

Ai ka përmendur edhe projektet tjera që mbështet MMPH-së në Prizren, si impiantin e ujërave të zeza dhe gyp-sjellësin në rrugën “Janina” dhe “Nëna Terezë”. Impianti sipas Matoshit arrin vlerën deri në 923 mijë euro që MMPH do t’i paguajë gjatë këtij viti. Një projekt në fushën e mjedisit tjetër u përmend edhe mbjellja e druve dekorativ përgjatë rrugës Prizren- Suharekë që do të realizohet në vjeshtën e këtij viti.

Matoshi ka thënë se kryetari Haskuka e ka derën e hapur në ministri për të gjitha problemet që ka dhe ndihmës që i duhet për komunën.

Në fund të takimit Matoshi dhe Haskuka kanë dalë po ashtu e biçikleta në sheshin e Prizrenit për të shënuar ditën e lëvizjes pa makina dhe për të promovuar lëvizjen me biçikleta për shëndet të mirë dhe ajër më të pastër.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori