Përkundër deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi se do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë, Komisioni Shtetëror për Mbikëqyrjen dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, në kuadër të punës për demarkacionin me Serbinë, ka nisur grumbullimin e materialeve për kufirin aktual që Kosova ka me shtetin serb.
Ky komision qysh në fillim të këtij procesi e di se cilat mund të jenë çështjet më problematike në raport me Beogradin.
Kryetari i këtij komisioni, Shpejtim Bulliqi, thotë se pika më kontestuese mund të jetë Maja e Pançiqit në malet e Kopaunikut, përkatësisht në territorin e komunës së Leposaviqit.
Në këtë pjesë Serbia ka riaktivizuar qendrën e radarëve ajror në një lartësi prej 2 mijë e 17 metra mbi nivelin e detit, nga ku kontrollon gjithë hapësirën ajrore të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Radarët ishin objektivi i parë sulmeve të NATO-s, por ata u vunë në funksion po me leje te këtij institucioni.
“Aty janë disa komplikime, Serbia ka ngritur disa objekte strategjike të vetat atje. Njëri prej atyre objekteve në bazë të dokumentacioneve tona del që është brenda territorit të Kosovës, në bazë të dokumentacioneve të Serbisë mendohet që është brenda atje. Është një territor ku kemi një mbikëqyrje të dokumentacioneve gjegjëse të cilat dëshmojnë pronësinë e atij territori”, tha Bulliqi për Ekonomia Online.
Bulliqi nuk ka pranuar të deklarohet nëse duhet të realizohet ideja e presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, pasi vlerëson se si komision nuk është mirë të komentojnë deklarata politike.
Por, ka thënë se asnjë institucion tjetër përpos Kuvendit nuk ka të drejtë të diskutojë për ndryshim të kufijve.
“Ne duhet të nisemi vetëm nga një fakt që çdo lëvizje në kuptim të ndryshimit të kufijve ose cenimit të integritetit territorial të Kosovës, i vetmi institucion që ka të drejtën legjitime për të diskutuar është Kuvendi i Kosovës. Nuk ka të drejtë asnjë prej institucioneve të tjera, përveç Kuvendit të diskutojë lidhur me ndryshime apo forma tjera të trajtimit të territorit të Kosovës”.
Komisioni që drejton Bulliqi është duke grumbulluar materialeve ato janë të llojeve të ndryshme duke filluar nga ato historike, gjeografike, materiale të ndryshme kadastrale, por edhe njëkohësisht duke kërkuar harta të ndryshme të cilat tregojnë për vijën administrative mes Kosovës dhe Serbisë.
“Me rëndësishme është Kosova dhe institucionet e saj kanë fakte të mjaftueshme për ta treguar gjendjen reale të kësaj vije administrative në periudha të ndryshme kohore. Një fat tjetër i madh është që dokumentacioni i ynë dhe dokumentacioni të cilin e posedon Republika e Serbisë faktikisht është një dokumentacion që ka kompatibilitet relativisht të madh sepse ka qenë një njësi e veçantë e asaj kohe dhe shpresoj shumë që në këtë aspekt nuk duhet të lindte ndonjë problem i veçantë”, tha ai.
Ndërsa sa i përket liqenit të Ujmanit për të cilin u diskutua shumë kohëve të fundit, Bulliqi thotë se pronare e tij është Kosova, duke shtuar se ai është ndërtuar me para të krahinës së dikurshme socialiste autonome të Kosovës.
Sipas Bulliqit për ngritjen e digës së liqenit janë bërë shpronësime dhe se të gjitha këto procese janë regjistruar me dokumentacione valide, të cilat siç thotë ai, jep të kuptohet se çdo gjë është realizuar nga institucionet e atëhershme të krahinës socialiste autonome të Kosovës.
“Por, jo vetëm këto, edhe një pjesë e sipërfaqes së Ujmanit e cila del në territorin e Serbisë është shpronësuar nga Kosova, është paguar ajo tokë. Në një far forme çdo gjë është e pastër sikur loti në këtë aspekt që ky objekt hidrografik i rëndësisë së veçantë lidhet me Kosovën dhe është pjesë përbërëse e territorit të Kosovës”, ka deklaruar Bulliqi.
Ai ka mohuar zërat që thonë se Leposaviqi ka qenë pjesë e territorit të Serbisë, duke thënë se kjo komunë asnjëherë nuk ka qenë jashtë territorit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Ka pasur ndryshim në kuptimin e sipërfaqes për arsye se në një periudhë të caktuar kohore me një vendim politik, komunës së Leposaviqit i janë bashkëngjitur disa vendbanime, në mesin e tyre është edhe vendbanimi më i madh Leshaku dhe disa vendbanime tjera, por kur flasim si komunë e Leposaviqit as në kohën e Rankoviqit e as në të Titos, asnjëherë nuk ka qenë jashtë territorit të Kosovës, por historikisht ka qëndruar dhe ka qenë pjesë e territorit të Kosovës”.
Bulliqi thotë se nëse Serbia do të hiqte dorë nga pretendimet e kamotshme territoriale ndaj Kosovës, procesi i demarkacionit mes të dyja vendeve do të zhvillohej në mënyrë më të përshtatshme. Por, edhe nëse kjo nuk ndodhë ai pohon se përmes fakteve dhe argumenteve do të dëshmojnë çdo pikë që mund të diskutohet.
“Po që se Serbia ka dhe vazhdon t’i ruajë këto pretendime ndaj territorit të Kosovës, atëherë ne kemi për obligim që me fakte dhe argumente të caktuara të dëshmojmë çdo njërin ndryshim ose çdo njërën pikë eventuale që mund të jetë diskutim për t’u ndryshuar në këtë proces ose për t’u gjetur realiteti në terren”, tha ai. /EO/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Mickoski: Qeveria vetëm momentalisht ndihmoi NQP Shkup-in, por nuk u zgjidh ende problemi përgjithmonë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë