LAJMI I FUNDIT:

Memedi: Ngjarjet e 27 prillit ishin të inskenuara

Memedi: Ngjarjet e 27 prillit ishin të inskenuara

Deputeti Vejsel Memedi i cili në Gjykatën Penale dëshmoi në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë duke thënë se derisa Zeqirija Ibrahimi, deputeti atëhershëm i Lëvizjes Besa këndonte himnin kombëtar shqiptar, ai ka pranuar porosi nga një shok me përmbajtjen “çka është duke bërë ky, a është normal”, ku ai ka kthyer “nuk është nga këtu dhe e gjithë kjo është e inskenuar”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë jam i sigurt, po të më pyesni edhe pas 15 vitesh do ta them të njejtën, edhe vet jam i bindur se ajo ishte një skenar. Këtë e di pasi që pash qartë se para deputetit të Lëvizjes Besa, fjalë kërkuan edhe Artan Grubi dhe Xhevat Ademi, ndërsa derisa Ibrahimi këndonte himnin, deputetët e OBRM-PDUKM-së e qetësonin turmën në sallë që himni të dëgjohej më qartë”, dekaroi Memedi.

Pasi që Krsto Mukoski ka përfunduar këndimin e himnit maqedonas dhe pas himnit shqiptar nga Ibrahimi, seanca kishte përfunduar, shtoi Memedi.


Në pyetjen e palës mbrojtëse nëse ka parë pistoletë plastike ose të vërtetë, Mehmedi ka thënë se nuk është ekspert dhe nuk mund të përgjigjet saktë në këtë pyetje./Telegrafi/