LAJMI I FUNDIT:

Avokatët e Gruevskit kërkojnë përjashtimin e prokurores Katica Janeva nga lënda “Tanku”

Avokatët e Gruevskit kërkojnë përjashtimin e prokurores Katica Janeva nga lënda “Tanku”

I akuzuari ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe avokati i tij nuk u paraqitën në seancën e sotme të Gjykatës së Apelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i Gruevskit e njoftoi gjyqin se janë të angazhuar në lëndët e tjera në Gjykatën Penale. Ato mes tjerash e kanë njoftuar gjykatën dhe se kanë kërkuar përjashtimin e prokurores speciale, Katica Janeva.

Prokurori Gavrill Bubevski tha se kërkesa për përjashtimin e Janevës është e papranueshme sepse nuk është e lejuar as përjashtim i asnjë prokurori publik.


Gjykatësit vendosën që të shkojnë në pauzë për të marrë vendim për kërkesën e përfaqësuesve të Gruevskit. /Telegrafi/