LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: PDK asnjëherë nuk do të pranojë ndarjen e Kosovës

Ismaili: PDK asnjëherë nuk do të pranojë ndarjen e Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për kanosje të rrezikut ndaj integritetit territorial të vendit.

Ismaili në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini i është kundërpërgjigjur akterëve të ndryshëm të LDK-së, të cilët së fundmi kanë folur për rrezik dhe ndarje të vendit.

“Nëse Kosova është në rrezik, atëherë shyqyr që është gjallë Kadri Veseli. Askush deri më sot nuk ka folur për ndarje të vendit. Këto janë vetëm spekulime dashakeqëse nga LDK-ja”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.


Madje, Ismaili kujtoi se ka qenë pikërisht LDK-ja dhe kryetari i saj Isa Mustafa, i cili ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, duke i bërë një dëm të madh vendit, por të cilin fatmiërisht e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.

Duke folur për akuzat e LDK-së karshi presidentit Thaçi, Ismaili kujtoi se ka qenë pikërisht LDK-ja ajo e cila ka votuar që  Thaçi të bëhet president.

Më tutje, ministri Ismaili ka folur për fazën në të cilën po gjendet vendi aktualisht, nevojitet unitet politik, dhe ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit.

“PDK disa herë ka ofruar ide dhe dokumente në lidhje me dialogun me Serbinë. Por për shkak të inateve politike askush nga opozita nuk është përgjigjur. PDK gjithmonë e ka potencuar se ndarja e Kosovës nuk është opsion dhe asnjëherë nuk do të pranohet. Për të njëjtat inate, LDK sot nuk mori pjesë në seancë të Kuvendit dhe më pas bëri një teatër të vogël duke u paraqitur me vetëm gjysmën e deputetëve pasi që ajo u shty për nesër”, ka thënë ai.

Në fund, Ismaili ka ftuar opozitën që të propozoj emrat e saj për ekipin e unitetit për dialog me Serbinë dhe të ndaloj zvarritjen e proceseve të rëndësishme për vendin, pasi që nuk ka kohë për tu humbur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori