LAJMI I FUNDIT:

Moska nuk do të mund ta pengojë pavarësinë e kishës së Ukrainës dhe Maqedonisë

Moska nuk do të mund ta pengojë pavarësinë e kishës së Ukrainës dhe Maqedonisë

Patriarkana e Lartë mund të njoftojë autoqefalinë e kishave të cilat dëshirojnë të kenë pavarësinë, edhe pa pajtimin e e kishave tjera.

Këtë vendim e ka marrë mbledhja hierarkike e Patrikanës së Lartë në takimin e mbajtur në Stamboll nga 1 deri më 3 shtator, ndërsa praktikisht donë të thotë se kisha ruse dhe serbe nuk do të mund të pengojnë pavarësinë e kishës së Ukrainës dhe Maqedonisë, njoftojnë mediat bullgare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Patriarku i Lartë Bartolomeu kujtoi se Kisha Ortodokse e Rusisë pa konsultime me Patriarkanën e Lartë me shekuj ka vepruar e pavarur, duke marr si shembull Mitropolitin e Kievit.


“Moska për shumë shekuj udhëheq me mitropolitin e Kievit pa e diskutuar këtë me Konstantinopojën”, tha Bartolomeu. /Telegrafi/