LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Durrës personi që grabiti marketin me pistoletë lodër (Video)

Arrestohet në Durrës personi që grabiti marketin me pistoletë lodër (Video)

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi nën kërcënimin e një pistolete lodër ka grabitur 79,300 lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur në një market në lagjen nr.8 në këtë qytet, ku Keni Braçe 27 vjeç i pajisur me një pistoletë çakmak, dhe në fytyrë kishte vendosur një maskë kirurgjie ka arritur të grabisë marketin.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar, pistoleta tip çakmak, maskë kirurgjie, doreza dhe sasinë e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.