LAJMI I FUNDIT:

Anketë e re e IRI-t: Rritet përkrahja për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE (Foto)

Anketë e re e IRI-t: Rritet përkrahja për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE (Foto)

Instituti ndërkombëtar republikan “IRI” ka realizuar sondazh në prag të referendumit të 30 shtatorit për marrëveshjen me Greqinë. Sondazhi i ri kombëtar për Maqedoninë tregon rritje të nivelit të optimizmit dhe përkrahjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe Aleancën Veriatlantike (NATO) para referendumit të 30 shtatorit.

Sondazhi i IRI-t tregon se shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë për zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë. Gjithsej 57% “tërësisht e përkrahin” (37 përqind) ose ”deri diku e përkrahin” (20 përqind) propozimin që Maqedonia të anëtarësohet në BE dhe NATO nën emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Numri i njëjtë (57 përqind) besojnë se përfitimet e anëtarësimit e arsyetojnë pranimin e emrit të ri. Gjysma e të anketuarve (49 përqind) kanë ndërmend të votojnë “për” zgjidhjen e kontestit për emrit, krahasuar me 22 përqind që do të votojnë “kundër” ndryshimit të propozuar.

“Ashtu siç Maqedonia po i afrohet këtij referendumi të rëndësishëm, përkrahja për një zgjidhje që paraqet kompromis për kontestin për emrin që hap dyert për anëtarësim në BE dhe NATO tregon preferenca të forta për institucionet transatlantike”, thotë Pol Mekarthi, ushtrues i detyrës drejtor rajonal i IRI-t për Evropë.


“Përkrahja për anëtarësim në BE dhe NATO vazhdon të rritet. Numri i atyre që janë në favor të anëtarësimit të Maqedonisë në BE u rrit në 83 përqind – rritje prej gjashtë përqind në krahasim me gushtin e vitit 2017 dhe rritje prej 11 përqind në krahasim me marsin e vitit 2017. Përkrahja për NATO-n është gjithashtu e lartë me 77 përqind”, thuhet në njoftimin e IRI-t.

Sondazhi gjithashtu reflekton një trend të vazhdueshëm të optimizmit të rritur dhe perceptimit të stabilitetit kombëtar. Tridhjetë e shtatë përqind të të anketuarve mendojnë se vendi është duke lëvizur në drejtimin e duhur – rritje prej 10 përqind prej gushtit të vitit 2017 dhe rritje prej 23 përqind prej marsit të vitit 2017. Perceptimi i stabilitetit është gjithashtu i lartë: numri i të anketuarve që mendojnë se Maqedonia është më stabile sot se para një viti (37 përqind) tejkalon numrin e atyre që besojnë të kundërtën (25 përqind) për herë të parë në gati se nëntë vite.

Ky sondazh u zhvillua për Qendrën për hulumtime të sondazheve nga GfK Skopje, firmë për hulumtim të tregut. Të dhënat janë mbledhur prej 28 qershor deri 15 korrik 2018, nëpërmjet intervistave ballë për ballë nga profesionistë të trajnuar. Mostra përbëhet nga 1100 të anketuar, të moshës 18 e më shumë. Shkalla e përgjigjes ishte 69 përqind. Ky hulumtim u zhvillua me përkrahjen të Agjencisë së ShBA-ve për zhvillim ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori