LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Në nëntor do të fillojë ndërtimi i rrjetit infrastrukturor në Vizbeg

Sugareski: Në nëntor do të fillojë ndërtimi i rrjetit infrastrukturor në Vizbeg

Deri në fillim të nëntorit pritet të fillojnë aktivitetet rreth ndërtimit të rrjetit infrastrukturor në zonën industriale Vizbeg.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili sot ishte për vizitë pune në komunën e Butelit, deklaroi se deri nga mesi i shtatorit Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi” duhet ta përgatisë projektin pas çka Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta shpallë tenderin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndërtimi i infrastrukturës në zonën Vizbeg është premtim parazgjedhor i Qeverisë dhe ne këtë do ta përmbushim. Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë janë caktuar 20 milionë denarë që janë të dedikuara për fillim të infrastrukturës në pjesën e ujësjellësit dhe kanalizimit”, tha Sugareski.


Projekti do të kushtojë nga shtatë deri në nëntë milionë euro me qëllim që në periudhën e ardhshme tërësisht të përfundojnë punimet infrastrukturore në zonën industriale Vizbeg./Telegrafi/