LAJMI I FUNDIT:

Ministri Mançevski dhe tre deputetë të parët do të dëshmojnë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Ministri Mançevski dhe tre deputetë të parët do të dëshmojnë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Të premten, në Gjykatën Penale në Shkup duhet të fillojë procedura e dëshmive në gjykimin për hyrjen në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, kur duhet të dëgjohen katër dëshmitarët e parë të propozuar nga Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Katër të parët të cilët janë të thirrur të dëshmojnë se çfarë ka ndodhur ditën e 27 prillit janë deputetët Frosina Tashevska Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski, si dhe Ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për seancën e cila është caktuar më 6 shtator ftesa do të marrin edhe deputeti Muhamed Zekiri dhe Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, ndërsa më 7 shtator dëshmitarë do të jenë Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe Nikolla Todorov dhe Vesel Memedi.


Mes 36 dëshmitarëve të Prokurorisë do të dëshmojnë edhe Enes Ibrahim, Petar Atanasov, Katerina Kuzmanovska, Hari Llokvenec, Ferid Muhiq, Kurto Dudush dhe gazetarja Dushica Mërgja. Prokuroa ka propozuar edhe dëshmitar të mbrojtur.

Në seancën e katërt që është caktuar për nesër, pas fjalëve hyrëse të të akuzuarit Gorançe Angellovski, të akuzuarit duhet të deklarohen se a ndihen të fajshëm apo jo.

Gjyqtarja e cila e udhëheq lëndën, Dobrilla Kacarska, caktoi 37 seanca nga 22 gushti deri në fund të nëntorit./Telegrafi/