LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Merkel: Referendumi është akti më i lartë demokratik

Zaev-Merkel: Referendumi është akti më i lartë demokratik
bilateral meeting of Mrs. Merkel and Mr. Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite ka biseduar në telefon me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Nga Qeveria kumtuan se Merkel ka dhënë përkrahjen për përpjekjet e Qeverisë dhe të shoqërisë në Maqedoni, për përforcimin e perspektivave evropiane dhe atlantike të qytetarëve të Maqedonisë.

“Kancelarja Merkel e vërtetoi përkrahjen e Gjermanisë për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila zgjidh kontestin shumë vjeçar, që ishte pengesë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. Në këtë drejtim bashkërisht është thënë se referendumi është akti më i lartë demokratik dhe shprehje e angazhimit për të ardhmen e shtetit”, thuhet në kumtesën.

Zaevi e ka informuar Kancerlaren gjermane për zhvillimet e përgatitjeve për referendumin e 30 shtatorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Qeveria është fuqishëm e përkushtuar për organizimin demokratik, der dhe kushte transparente për realizimin e shprehjes demokratike të qytetarëve”, i ka thënë Zaevi Kancelares së Gjermanisë Merkel.

Ata kanë biseduar për hapa konkrete për zmadhimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy shteteve. Nga Qeveria thonë se ata kanë biseduar edhe për çështje tjera bilaterale dhe regjionale./Telegrafi/