Në fokus të debatit për referendumin në Maqedoni, përkatësisht rëndësisë për të qenë rezultati pozitiv përmes së cilit synohet të hapen perspektivat për integrimin e vendit në NATO dhe BE, është gjendur dhe ideja për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Koordinatori kombëtar për NATO në kuadër të Qeverisë së Maqedonisë, Stevo Pendarovski, duke komentuar idenë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë vlerëson se rezultati i referendumit në shtator duhet të jetë patjetër i suksesshëm, në të kundërtën, Maqedonia si shtet do të jetë e para që do të pësojë nga e ashtuquajturat “stuhi rajonale”.
Pavle Trajanov, ish ministër i Punëve të Brendshme, për Radion Evropa e lirë thotë se ndryshimi I kufijve është çështje e mbyllur dhe një gjë të tillë në asnjë mënyrë nuk mund të realizohet, sepse edhe vendet e rajonit, por edhe forcat e mëdha e dinë se realizmi i kësaj ideje do të ketë pasoja të parashikueshme.
Trajanov nënvizon se pikërisht për këtë arsye nuk duhet të ndërlidhet rezultati i referendumit në vjeshtë me atë se se cka mund të sjellë ideja për ndryshimin e kufijve, përkatësisht këmbimin e territoreve.
“Qytetarët nuk duhet frikësuar përmes luftërave të mundshme ose konflikteve që mund të shpërthejnë në rajon, me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të përforcohet siguria e vendit në plan të brendshëm do thosha vendi do të jetë më stabil”.
“Megjithatë, ne si shtet duhet të mbajmë qëndrimin e prerë se nuk duhet të këtë ndryshim të kufijve në vendet e Ballkanit dhe më gjerë sepse kjo rezulton me konflikt“, thotë Trajanov.
Por, Temellko Ristevski njohës i cështjeve politike, thotë se rezultatet e referendumit janë shumë të rëndësishme sepse integrimi i Maqedonisë në NATO do ta bëj vendin imun ndaj çdo zhvillimi që mund të përcillet eventualisht me turbulenca në vendet e rajonit.
“Ndryshimi i kufijve do të sjellë jostabilitet, do të përforcojë aspiratat e qarqeve separatiste me c`rast do të rrezikohej edhe Maqedonia. Shpresoj se kjo nuk do të ndodh dhe gjithë kjo do të përfundojë vetëm si id”e.
“Anëtarësimi në NATO do të pamundësojë realizimin e çfarëdo lloj ideje që kërcënon stabilitetin e vendit, por edhe rajonit në përgjithësi”, thotë Temellko Ristevski.
Ndryshe, të gjitha partitë politike në Maqedoni si ata në bllokun politik maqedonas ashtu dhe ata në bllokun politik shqiptarë janë shprehur kundër idesë për ndryshimin e kufijve në çfarëdo lloj forme duke nënvizuar se realizimi i një ideje të tillë do të këtë ‘domino efekt’.
Nga ana tjetër, presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, të premten ka theksuar se ndryshimi eventual i kufijve do të prodhojë reaksione negative në zinxhir.
“Në Ballkan sërish bisedohet për ndryshimin e kufijve, këmbimin e territoreve sikur është harruar leksioni se çdo ide e tillë krijon reaksion negativ në zinxhir, ka thënë Ivanov. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë