Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar liderët e të gjitha partive në vend për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në vend, me theks të veçantë në lidhje zhvillimet rreth “korrigjimit” të kufijve.
Ai u shpreh shumë i bindur se të gjithë ata do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së tij, dhe këtu e ka përfshirë edhe Presidentin Thaçi.
“E kam bë ftesën me shpirt e me zemër për të biseduar për të mirën e shtetit të Kosovës. Në këto vende u derdh shumë gjak për qindra vite dhe duhet të mendohemi pak më largët, ta bëjmë një platformë të përbashkët, të ulemi, të bashkohemi dhe të jemi unikë. Kjo ka qenë arsyeja që t’i ftojë krerët e partive, të bisedojmë për shumë çështje dhe t’i qesim vijat e kuqe çka nuk mund të bisedohet në dialog. Pra të bisedojmë se cilat janë platformat“, tha Bahtiri në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.
“Unë jam i bindur se të gjithë krerët e partive do të marrin pjesë. Nuk kanë arsye të mos jenë në Mitrovicë. Ne duhet të jemi më të bashkuar për dialogun në Bruksel, ndërsa ne jemi duke u grindur. Duhet t’i dëgjojmë mendimet e njerëzve që kanë ide dhe strategji”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me deklaratat e Thaçit Bahriti e dha mendimin e tij: “Jam takuar me Thaçin dhe kam qëndruar 2-3 orë dhe ende nuk kam mundur të kuptoj çka domethënë, nuk është i definuar në mendimin e vet. Le të del dhe ta shpjegojë saktësisht. Ai që guxon me prek kufijtë për të cilat u derdh gjak unë mendoj se ai do te shkojë në shtëpi“.
“Në qoftë se korrigjohen gabimet e së kaluarës unë e përkrahi, por nëse bëhet diçka ndryshe besom se nuk do të bëhet“.
“Nuk mundemi me bë ndërrim brenda shtetit tonë. Jemi shumë të vendosur, o sot o kurrë, që ta ruajmë çdo pëllëmbë të tokës së Republikës së Kosovës. Lufta bëhet me territore dhe ne e kemi fituar luftën së bashku me aleatë“.
“Nuk do të mundet asnjë njeri të dalë mbi vullnetin e popullit, ai duhet me vendos“.
I pari i Mitrovicës foli edhe rreth asaj se çka po synon të bëjë shteti i Serbisë me idenë e shkëmbimit të territoreve: “Pasuritë në pjesën e Veriut janë tejet të larta, dhe në luftë Serbia s’ka mundur t’i marrë dhe nuk do të mundet as tani“.
“Zgjidhja është që dy vendet ta njohin njeri-tjetrin, ta marrim Luginën e Preshevës, ndërsa nëse kjo nuk është e mundur atëherë t’i njihet e drejta e shqiptareve atje“.
“Nuk mundemi me e shkelë gjakun e njerëzve qe e kanë dhënë jetën për këtë vend. Është e turpshme“, përfundoi Bahriti.
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë