LAJMI I FUNDIT:

Thomas Markle ia zgjat dorën e pajtimit Meghanit

Thomas Markle ia zgjat dorën e pajtimit Meghanit

Thomas Markle, i cili nuk kishte folur me vajzën e tij, Meghan, dukeshën e Sussexit, pasi u martua Princi Harryn, tani po thotë se e bija po i mungon dhe se pjesëtari i familjes britanik duhet të “pajtohet me faktin se ai është babai i saj ligjor”.

Markle theksoi se do të donte të kishte marrëdhënie të mira me Meghanin, ashtu sikur i kanë pasur para se ajo të kurorëzohet.

“Unë do të doja të lëmë dallimet pas nesh dhe të takohemi. Më mungon shumë. Do t’i dërgoja edhe një mesazh Harryt, “unë jam i ati saj ligjor, pajtohu me këtë gjë”, tha Markle në një intervistë për gazetën britanike The Sun.


Siç raporton gazeta britanike, Thomas ka frikë se Megjan më nuk dëshiron të komunikoj me të.

Aktorja amerikane 37-vjeçare u martua me nipin e Mbretëreshës Elizabeth II-të dhe të gjashtin në linjë për fronin mbretëror.

Megjithatë, dasma ra në hije në saje të historisë së babait të saj, i cili kishte pohuar se nuk do të mund të jetë prezent në ditën më të lumtur të së bijës shkaku i një operacioni në zemër.

Në të njëjtën kohë, u zbulua se ai kishte angazhuar një paparaci dhe më pas i kishte publikuar në mënyrë të paautorizuar fotografitë e dasmës, e cila gjë kishte shkaktuar një stuhi reagimesh dhe prishje të marrëdhënieve mes Thomasit dhe të bijës si dhe Harryt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori