LAJMI I FUNDIT:

Këtë javë vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”

Këtë javë vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik”

Në Gjykatën Penale këtë javë do të vazhdojë gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Titanik”.

Seanca të reja për këtë lëndë janë planifikuar më 16 dhe 17 gusht, ndërsa javën e fundit të muajit gusht do të vazhdojë gjykimi edhe për lëndët “TNT” dhe “Shënjestra dhe Fortesa”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë kohës së pushimit veror të gjykatave prej 15 korrik deri 15 gusht në Gjykatën Penale nuk ka pasur seanca të planifikuara për lëndët e PSP-së.


Seanca e fundit për lëndën “Titanik” duhej të mbahej më 3 korrik, por u anulua për shkak të mungesës së të akuzuarës Gordana Jankulloska.

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, si dhe disa persona tjerë./Telegrafi/