LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Rinia jonë e gatshme për të konkurruar në tregun ndërkombëtar të punës

Hoxha: Rinia jonë e gatshme për të konkurruar në tregun ndërkombëtar të punës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Rinisë, ka theksuar se është një mundësi e mirë që të gjithë së bashku të mblidhemi rreth entuziazmit, kreativitetit dhe energjisë së të rinjve.

“Në ditët e sotme, kur kemi ndryshime të shpejta në botë, zhvillim të teknologjisë dhe kur gjatë viteve të fundit mediat sociale kanë shkaktuar ndryshime të mëdha sociale dhe politike, forca e rinisë është më e rëndësishme se asnjëherë më parë”, theksoi Ministrja Hoxha, dhe shtoi se çdo ditë duhet të mundohemi që ta shohim botën përmes syve të të rinjve, kjo është mënyra më e mirë për të ndihmuar të rinjtë dhe për t’u dhënë mundësi që të jenë pjesë sa më aktive e shoqërisë.

Siç e dini, ceku Ministrja, Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për përmbushjen e kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e vendit por më së shumti për të rinjtë tanë, do të jetë një mundësi më shumë për të rinjtë tanë dhe do t’u hap dyert e së ardhmes.


“Ne kemi rini të talentuar e të suksesshme dhe nuk ka nevojë të migrojë ilegalisht në vendet e BE, sepse ka potencial që të jenë partnerë me të rinjtë e vendeve të tjera”, vuri në dukje Ministrja Hoxha, dhe shtoi se është koha e fundit për pjesëmarrje sa më të madhe të rinisë në jetën publike, në Dekadën e re.

Aktualisht, papunësia e të rinjve dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë sfidat kryesore për të rinjtë tanë, theksoi Ministrja Hoxha, Qeveria është e përkushtuar për të adresuar sfidat me të cilat përballen sot rinia jonë duke thënë se duhet të fokusohemi në reformat në arsim, të rinjtë tanë të kenë mundësinë që të jenë konkurrent për tregun e punës në vend dhe jashtë.

Në ditën botërore të rinisë, Ministrja Hoxha bëri thirrje për krijimin e partneriteteve të reja dhe bashkimin e përpjekjeve në eliminimin e të gjitha pengesave me të cilat përballen të rinjtë, duke i bërë ata më pak të ndjeshëm ndaj çdo lloj përjashtimi, në mënyrë që ne të gjithë ta shohim botën përmes syve të tyre.

Këto deklarata ministrja Hoxha i bëri në prani të udhëheqësve rinor të studentëve, OJQ-ve rinore, rinisë së partive politike, si dhe koordinatorit nacional për rini, Avdullah Hasani.

Të premtën ministrja Hoxha së bashku me Hasanin, lansoi mesazhin për këtë ditë në ekranin led, “Rini, urime Dita juaj!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori