LAJMI I FUNDIT:

Luftëtarët e arrestuar të ISIS-it, MBP i ka arrestuar në aeroportin e Shkupit

Luftëtarët e arrestuar të ISIS-it, MBP i ka arrestuar në aeroportin e Shkupit

Shtatë luftëtarët e ISIS-it me prejardhje nga Maqedoni që MPB-ja i dje i arrestoi, janë arrestuar në aeroportin ndërkombëtar – Shkup.

Nga MPB për AIM thonë se terroristët, për të cilët ka pasur urdhërarrest, janë sjell me aeroplan dhe me përkrahje logjistike të ShBA-ve dhe i janë dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Momenti i arrestimit të tyre u bë pas vërtetimit të identitetit të tyre, ndërsa kjo ndodhi në Aeroportin e Shkupit”, deklaroi MPB-ja për AIM.


Pentagoni përshëndet riatdhesimin e shtetasve të Maqedonisë nga ISIS
Lexo po ashtu Pentagoni përshëndet riatdhesimin e shtetasve të Maqedonisë nga ISIS

Partnerët e koalicionit global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcat Demokratike Sirine, shtatë shtetasit e Maqedonisë i ka arrestuar në Siri, me dyshime të bazuara se si luftëtar të huaj aktivisht kanë marr pjesë në Siri dhe Irak.

Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë S.R 1990, Xh.A 1993, B.F 1994, O.ZH 1987, E.O 1994, I.SH 1977, A.M 1995, që është lëshuar flet arrest ndërkombëtar dhe që sipas nenit 322 dhe 394 të Kodit Penal të Republikë së Maqedonisë janë ngritur kallëzime penale./Telegrafi/