LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit me nevoja të veçanta në Shkup do të kenë asistentë personal

Nxënësit me nevoja të veçanta në Shkup do të kenë asistentë personal

Dhjetë nxënës me nevoja të veçanta që mësojnë në shkollat e mesme të Shkupit do të jenë nën përkujdesje të asistentëve të tyre personal gjatë nevojave të përditshme të tyre derisa ndjekin procesin mësimor.

Asistentët pritet të nisin me punë nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor. Këta asistentë do të angazhohen në nëntë shkollat e mesme të kryeqytetit të cilat kanë konkurruar në këtë projekt.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se ky projekt të cilën po e realizojnë bashkë me Agjencinë e Punësimit dhe UNDP-në ka për qëllim që t’i pavarësoj këta nxënës me qëllim që në të ardhmen të mund të jenë konkurrent në tregun e punës.


Pos pesë asistentëve shkollor për nxënësit, në këtë projekt do të angazhohen edhe pesë asistentë personal të personave me aftësi të kufizuar trupore dhe pesë përkujdesës të personave të moshuar. Për këtë punë personat e angazhuar do të marrin paga prej 9000 denarë.