Komuna e Ferizajt nga dita e sotme ka filluar një fushatë sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë. Hapjen e kësaj fushate e bëri e para e Drejtorisë së Financave Sebahete Ajeti-Sadiku e shoqëruar nga drejtorët e Drejtorive komunale.
Sipas drejtoreshës së Financave, kjo fushatë është ndërmarrë me qëllim të vetëm që të njoftohen të gjithë qytetarët, se nga shtatori i këtij vitit do të ketë ulje prej 10 për qind të tatimit në pronë, premtim ky i dhënë nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
“Komuna e Ferizajt, për herë të parë do të bëjë zbritjen e tatimit në pronë për 10 për qind me qëllim të vetëm që të gjithë qytetarëve, por edhe bizneseve t’ju krijohen lehtësira sa më të mëdha, premtim ky i dhënë edhe nga Kryetari Agim Aliu. Pikërisht për këtë qëllim ne kemi organizuar edhe një fushatë sensibilizuese që të inkurajomë të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë pagesën e tatimit në pronë si e hyre e drejtpërdrejt e qytetarëve për investimet kapitale”, ka thënë drejtoresha Ajeti-Sadiku.
Drejtoresha e Financave, Sebahete Ajeti-Sadiku, ka njoftuar të gjithë qytetarët që nëse nuk e bëjnë pagesën e tatimit në pronë për këto çështje, do të veprojnë edhe përmes përmbaruesit.
“Me ligjin e ri nga 1 tetori 2018, jemi të obliguar që të veprojmë përmes përmbaruesve, ndërsa borxhlinjtë jemi të obliguar t’i dërgojmë tek përmbaruese, që pastaj do të kenë shpenzime edhe më të mëdha dhe rëndësuese që në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë që t’ju bëjmë presion ndaj amvisërisë. Borxhlinjtë me të mëdhenjtë janë ish-ndërmarrjet shoqërore, bizneset dhe amvisërisë”, është shprehur Ajeti-Sadiku, përderisa ka shtuar se Drejtoria e Financave, përkatësisht sektori i tatimit në pronë, rëndësi të madhe i ka kushtuar kësaj fushate, ku deri me tani janë shpërndarë 41 mijë fatura të tatimit në pronë në vlerë 1.9 milion euro, të cilat janë shpërndarë përmes postës, nëpër familjet ferizajase.
“Pjesa e parë e këtij vitit nuk ka qenë edhe aq e mire, por gjatë muajit maj, ka filluar te këtë ndryshime pozitive dhe të hyra më të mëdha, ku kemi arritur të grumbullojmë mbi 1 milion euro të hyra. Andaj kërkojmë nga të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë pagesën e borxhit, sepse pas datës 1 korrik, fillojnë kamatat dhe ndëshkimet që janë rënduese për xhepin e tyre”, ka thënë drejtoresha e financave.
U bë e ditur se të hyrat nga tatimi në pronë shfrytëzohet për investimet kapitale në përmirësimin dhe ndërtimin e rrugëve, furnizimin me ujë, ndërtimi dhe përmirësimin e rrjeteve të kanalizimit, krijimi i hapësirave të gjelbëruara publike, përmirësimi i kushteve nëpër shkolla, zgjerimin e ndriçimit publik, pastërtinë publike si dhe shumë projekte të tjera në interes të të gjithë qytetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?