Presidenti i Kosovës Hashim Thaҁi, vazhdon të këmbëngulë që Kosova dhe Serbia duhet të korigjojnë kufirin ndërmjet tyre dhe kjo ҁështje sipas presidentit do të ketë mbështetjen ndërkombëtare, nëse përfshihet në marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.
Në një konferëncë të radhës për medie Presidenti Thaҁi, tha se “është mundësia historike që Kosova dhe Serbia ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin” dhe përmendi këtu që në territorin e Kosovës të përfshihen komunat jugore të Serbisë, Presheva, Bujanovci e Medvegja. Por, tha se “në Kosovë nuk do të ketë ndarje dhe Kosova nuk ka territor për t’i dhënë Serbisë”.
“Institucionet tona nuk guxojnë t’i mbyllin sytë dhe ta injorojnë një mundësi të tillë historike dhe të papërsëritshme. Duhet të bashkohemi dhe t’i themi po kësaj kërkese krejt racionale, të drejtë dhe historike, e cila ka mundësi të realizohet krejtësisht në mënyrë paqësore”, tha Presidenti Thaçi, duke marrë shembull korrigjimin e vijës kufitare ndërmjet Holandës dhe Belgjikës dhe për këtë arsye thotë ai, nëse kufiri i Kosovës korigjohet nuk është rast precedent.
Anë e kënd botës, kemi me dhjetëra raste të korrigjimit të kufirit në mënyrë paqësore. Një shembull i tillë shumë relevant i korrigjimit të kufirit ndodhi vetëm dy vite më parë ndërmjet Holandës dhe Belgjikës. Këto dy shtete arritën ta korrigjojnë kufirin e tyre në mënyrë paqësore pa pasur nevojë të shkrepin qoftë edhe një plumb të vetëm. Në rastin e Kosovës do të kihet parasysh karakteri i shoqërive multietnike. Për më tepër, është vlerë dhe parim fondamental i BE-së. Kosova dhe Serbia duan të bëhen anëtarë të BE-së. Prandaj, në çdo opsion në rast se do të kemi marrëveshje përfundimtare, ne do të sigurohemi që kjo vlerë të ruhet dhe afirmohet”, tha Presidenti Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës fton të gjitha institucionet dhe partitë politike të përfshihen në këtë proces, ndërsa, paralajmëroi se në fund të procesit, përmes referendumit, qytetarët mund të vendosin për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
Por, nga ana tjetër janë partitë politike opozitare, të cilat në mënyrë kategorike po e kundërshtojnë idenë e Thaçit për shkëmbim teritori apo korgjim të tij.
Është shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, i cili thotë se nuk është momenti për shkëmbim teritoresh dhe sipas tij: “deklaratat e Presidentit janë lojë e tij politike”.
“Unë mendoj që nuk është koha për ide të tilla, Kosova është shpallur shtet i pavarur në vitin 2008 në tërësinë territoriale që e ka gëzuar në vitin 1989 dhe pastaj ajo deklaratë e pavarësisë është shpallur në Parlamentin e Kosovës dhe ka marrë, nëse mund të themi, bekimin e drejtësisë ndërkombëtare përmes opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kanë qenë breza të tërë të shqiptarëve në Kosovë që kanë luftuar, derdhur gjak, djersë dhe mund për këtë projekt që e kemi tash edhe ta kenë të qartë të gjithë se projekti i Kosovës së pavarur edhe ky është kompromis për realizimin e interesave të çështjeve kombëtare”, citojnë mediet lokale shefin e deputetëve të LDK-së. Janë edhe deputetë të tjerë që zëshëm e kundërshtojnë Presidentin Thaçi, për idetë e tij. Deputeti Ilir Deda, nga partia opozitare “Alternativa”, i drejtoi një letër të hapur presidentit duke i tërhequr vërejtjen atij, se “politikat për ndryshim të kufijve mund të çojnë në tragjedi njerëzore”.
“Ju bëj thirrje publike që pa ekuivokë të tërhiqeni nga aventura të tilla politike dhe të jepni dorëheqje. Dorëheqja e juaj do ta shpëtonte Kosovën nga shkatërrimi, dhe juve do t’ju mundësonte që të jetoni në Kosovë si një ish-udhëheqës dhe qytetar që i ka pranuar gabimet e veta, dhe është penduar për ato”, shkroi në letrën e tij, Ilir Deda.
Por, nga ana e tij, deklarimet e presidentit Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj i cilëson vetëm si një “kundërpërgjigje ndaj Serbisë”.
“Retorika për kufijtë ose për territoret që ndodh në Kosovë, mendoj se është kundërreagim i një retorike që vjen nga Beogradi, gjoja për të drejtat e Serbisë në Kosovë, më konkretisht për veriun, pra kjo është thjeshtë një kundër reagim. Kjo retorikë nuk e ka qëllimin te prishja e rendit dhe të ligjit dhe të sigurisë në Kosovë, dhe duhet të ndihen të sigurt të gjithë në Kosovë për shkak të kësaj retorike, as serbët e Kosovës, as komunitetet e tjera, por as shqiptarët, nuk duhet të ndihen të rrezikuar. Është retorikë politike, publike, kundër-retorikë e një retorike që vjen”, thotë kryeministri Ramush Haradinaj.
Por, analistët politik e cilësojnë mjaft të “çuditshme” dhe të dyshimtë hapjen e debatit në këtë fazë për shkëmbim territori.
Blerim Burjani, analist i tha DW-së, se “ky debat është mjaft i rrezikshëm për rajonin, duke pasur parasysh që Ballkani ka plot telashe historike dhe etnike.
“Thaçi është figura më enigmatike dhe më problematike politike dhe më jo transparente në shtetin e Kosovës, për këtë arsye ka shumë zhurmë në Kosovë rreth angazhimit të tij të mëtejshëm në temën e dialogut. Thaçi sillet si të ishte pronar i Kosovës, njejtë sillet edhe Vuçiq në Serbi dhe këta dy njerëz janë kreatorë të këtij debati dhe debateve të tjera siç është korrigjimi i kufijve ndërmjet dy vendeve. Unë mendoj se i vemti kufi është ai vitit 1974 mes Serbisë dhe Kosovës, tjetër nuk duhet diskutuar fare, sepse rrezikojnë integritetin rajonal e shteteror, pra korrigjim s’mund të ketë, është ide e rrezikshme”, thotë Blerim Burjani.
Sidoqoftë, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011. Janë arritur një sërë marrëveshjesh, por, tash nga Bashkimi Evropian po kërkohet një marrëveshje përfundimtare që do të përmirësonte marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve. Në takimin e fundit që dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq zhvilluan bisedime në Bruksel, megjithëse u shprehën për takim të vështirë, ata u pajtuan që “të intensifikojnë punët në javët në vazhdim”, në kërkim të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takohet me senatorë demokratë e republikanë në Forumin e Sigurisë në Kanada
OBRM-PDUKM: Buxheti i vitit 2025 mundëson blerjen e pajisjeve të reja për të gjitha institucionet
Analiza e “Octupus”: Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë