LAJMI I FUNDIT:

Raporti i zëvendësministrit: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Raporti i zëvendësministrit: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi, raportin e tij të punës e nis duke treguar se java e parë ishte një javë e gjatë, gjatë të cilës thotë se e kompletuan zyrën.

“Më pas disa na vizituan dhe uruan për pozitat e marra”, shkruan ai.

Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi, raportit 100 ditësh të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ia ka bashkangjitur edhe një email të shkëmbyer me ministrin e tij, Bedri Hamza.


Më pas thotë se në dhjetor të vitit të kaluar kanë pranuar edhe një email nga zyra për informim.

“Për çdo takim me ambasadorë apo ndonjë delegacion, ju lutem kontaktoni zyrën e informimit që t’i presin poshtë delegacionet”, i shkruan ai kryeministrit.

Ai thotë se ishte edhe për homazhe në 19 vjetorin e Masakrës së Reçakut, që siç shkruan aty kanë marrë pjesë edhe krerët e shtetit, përfshirë edhe Kryeministrin, raporton Kallxo.com.

E përmes shkresës elektronike, ai ia shpjegon ministrit shqetësimet e mullisëve për tatimin e dyfishtë në ujem. Kjo është vetëm njëra nga shkresat elektronike që janë përfshirë në raportin e tij të punës. Ai madje i ka raportuar Kryeministrit edhe kur është takuar me zëdhënësin e Ministrisë.

Ai nuk ka harruar t’i raportojë për festat e fundvitit.

“Dërguar një imell asistentes së ministrit të financave, Bedri Hamza për një takim konsultativ. 29.12.17 ishte darka festive e fundvitit filluar nga ora 19:30, në Sheshin 21”, thuhet në raportin e punës së zv.ministrit.

Më pas zëvendësi i Bedri Hamzës ka listuar secilin takim e aktivitet që ka pasur.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Hyzer Gashi.