LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Nëse ndahet Kosova, dëmi i parë do të jetë ndaj Maqedonisë

Pendarovski: Nëse ndahet Kosova, dëmi i parë do të jetë ndaj Maqedonisë

Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, në një intervistë për MKD.mk thotë se do të jetë shumë keq për rajonin nëse referendumi për çështjen e emrit në Maqedoni nuk do të jetë i suksesshëm.

Në rast se Maqedonia lëshon mundësinë për anëtarësim në NATO dhe BE, sipas Pendarovskit paqartësia në rajon do të jetë e madhe, pasi ai thotë se në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit në tavolinë përsëri është vendosur ideja për ndarjen e Kosovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për fat të keq kohëve të fundit në ato bisedime, nga shtete me ndikim janë dëgjuar zëra se përsëri në tavolinë është opsioni i shkëmbimit të territoreve, ose ndarja e Kosovës. Gjithë e dinë se nëse ndahet Kosova, dëmi i parë do të jetë ndaj Maqedonisë, për shkak të faktorit shqiptar, numri i të cilëve në Maqedoni është i konsiderueshëm dhe nuk mund të parashikoj nëse faktori shqiptar në Maqedoni nuk do të vendoste sërish në pyetje kufijtë e Maqedonisë”, tha Pendarovski.


Ai shtoi se që nga bisedimet për marrëveshjen e Ohrit, kërkesa e parë e negociuesve të atëhershëm ka qenë që të gjendet zgjidhje për çështjet etnike.

Pendarovski tha se me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, shteti nuk do të ndahet, por do të vazhdojë të mbetet në izolim të vetëshkaktuar.

Koordinatori kombëtar për NATO tha se në rast se referendumi nuk kalon, procesi për bisedimet me NATO-n do të ndërpritet./Telegrafi/