LAJMI I FUNDIT:

Derkoski: Referendumi do të organizohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës

Derkoski: Referendumi do të organizohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës

Kryetari i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkoski, në një deklaratë për AIM ka thënë se aktivitetet e para të KSHZ-së do të jenë konstituimi i Komisionit dhe zbatimi i referendumit për emrin.

Derkoski, i cili në krye të Komisionit vjen si propozim i OBRM-PDUKM-së, thotë se anëtarët e KSHZ-së në këtët situatë nuk mund të marrin vendime politike, por duhet të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si hap i parë i Komisionit duhet të jetë seanca konstituive e KSHZ-së dhe më pas si organ që duhet ta zbatojmë referendumin për emrin. Shpresoj se do të kemi sukses në detyrën tonë sipas Kushtetutës dhe ligjeve”, tha Derkoski.


Në lidhje me referendumin ai tha se Kuvendi duhet ta sjell vendimin, ndërsa më pas KSHZ-ja sipas nenit 31 të Ligjit për referendum do të ndërmerr aktivitetet e saj./Telegrafi/

Foto: AIM