LAJMI I FUNDIT:

A do të kandidojë Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së?!

A do të kandidojë Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së?!

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie duke treguar kështu nëse ajo do të jetë njëra ndër kandidatet e mundshme për kryetare të partisë.

“Këtë përgjigje do ta jap kur të vijë koha. Pra, në vitin tjetër”, është përgjigjur Osmani gjatë një interviste për gazetën Zëri.

Ndërsa në pyetjen nëse prezenca e disa emrave si kandidatë të mundshëm për kryetar të LDK-së do të rrezikonte këtë parti që sërish të ketë ndarje, ajo është përgjigjur se jo.


Madje sipas saj, është pikërisht e kundërta.

“Mungesa e më shumë kandidaturave do të nënkuptonte mungesë të demokracisë së brendshme dhe si rrjedhojë do ta rrezikonte partinë. Mundësia që të ketë më shumë kandidatura në fakt është pasuri për LDK-në”.

“Është me rëndësi, megjithatë, që kur të vijë koha e gjithë gara të zhvillohet në frymë demokratike dhe me respekt të ndërsjellë, të bëhet në përputhje me normat statutare dhe të shihet si mundësi e mirë për ta rritur, për ta zhvilluar dhe për ta hapur edhe më tej LDK-në”.