Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë pjesë në Konferencën përmbyllëse të Projektit të Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e reformës për arsimim ligjor” në Prishtinë, projekt ky, i realizuar nga IRZ-i dhe CILC-i dhe i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në këtë eveniment përmbyllës ishin të pranishëm përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, të IRZ-it dhe CILC-it, Akademisë së Drejtësisë, organizatave të tjera ndërkombëtare dhe vendore, gjyqtarë dhe prokurorë.
Sipas njoftimit nga Prokuroria e Shtetit, Lumezi ka theksuar se zbatimi i këtij projekti, me një përkushtim dhe punë të palodhur, e të përbashkët në mes të stafit të Akademisë dhe stafit e ekspertëve të këtij projekti, ka bërë që sot së bashku të ndajmë rezultate dhe të arritura të çmueshme.
“Akademia e Drejtësisë, në pajtim me mandatin ligjor që ka, gjithnjë ka bërë përpjekje në avancimin e programeve trajnuese dhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve profesionale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo gjë, pa dyshim është mbështetur fuqishëm nga ky projekt, fokusi kryesor i të cilit ka qenë në dy komponentë: ‘Avancimi i kapaciteteve trajnuese të Akademisë’ dhe ‘Ngritjen e menaxhimit të Akademisë’”, ka thënë kreu i institucionit të Prokurorit të Shtetit.
Lumezi, gjatë fjalimit të tij, ka potencuar se synimi i qartë është mbështetja e ndërtimit të një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe, mbi të gjitha, një sistemi gjyqësor e prokurorial profesional, andaj në këtë proces, Projekti i Binjakëzimit “Mbështetje e mëtejme e reformës për arsimim ligjor”, ishte dhe mbetet një ndër projektet më të mëdha.
Lumezi ka nënvizuar se Akademia e Drejtësisë, gjatë vitit 2017 ka përmbyllur procesin e transformimit nga Instituti Gjyqësor i Kosovës përgjatë një proces që ka filluar në vitin 2010.
“Gjatë kësaj kohe ka pasur mjaft takime, diskutime, konsultime, analiza krahasuese në mes sistemeve të ndryshme të institucioneve të trajnimit gjyqësor në rajon dhe vendet e BE-së, konceptdokumente, dhe përfundimisht të gjithë janë pajtuar se sistemi aktual, i cili është i përcaktuar edhe me Ligjin për Akademinë e Drejtësisë është sistemi që më së miri i përshtatet Kosovës dhe është plotësisht funksional dhe tashmë, në këtë fazë, kur prezantohen rezultatet e këtij projekti, dhe projekteve të tjera të donatorëve, që kanë mbështetur ndër vite zhvillimin e Akademisë së Drejtësisë, në një institucion që lirisht mund të renditet krahas institucioneve të trajnimit gjyqësor në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Lumezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë