Pak kohë më parë, ministri gjerman i Shëndetësisë deklaroi se janë 25 000 vende të lira pune në Republikën e Gjermanisë për infermierë. Ai specifikoi vende si Shqipëria dhe Kosova për nivelin e lartë arsimor që kanë infermierët tanë dhe për motivimin po ashtu të lartë që ata kanë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Gjermani.
Prej tre vitesh në Shqipëri kryen aktivitet akademia Dekra. Drejtoresha e akademisë, Jonida Gjuzi Bushi shprehet se “Çdo infermier që dëshiron që të punësohet në Gjermani duhet të ketë një certifikatë të nivelit B2, duhet të bëjë provimin e licencës që zhvillohet në Gjermani dhe më pas punëdhënësit vijnë tek ne për të përzgjedhur infermierët që duan”, shkruan TCH.
Dekra ka kontrata me punëdhënës në Gjermani. Akademia e ka nisur aktivitetin në vitin 2015 dhe së fundmi ofron kurse edhe për inxhinierë IT. Kjo akademi ka filiale në 10 qytete të Shqipërisë.
Raldo dhe Arsina janë të fejuar, të dy infermierë të diplomuar.
“Një spital nuk më ka pranuar për mungesë eksperience. Jam marrë me punë të tjera”, thotë Raldo.
Të dy kanë 6 vite që e kanë përfunduar shkollën. Tani kanë firmosur një kontratë pune me një klinikë në Erfurt dhe i kanë vënë vetes detyrë që të kapërcejnë çdo vështirësi fillimi dhe të mos kthehen më në Shqipëri.
Edhe kursantët e tjerë i bashkon i njëjti qëllim: ikja.
“Nuk ka stabilitet puna këtu te ne. Jetojmë me vështirësi, mbijetojmë”, thonë kursantët.
Janë rreth 800 infermierë të punësuar deri tani në Gjermani nga kjo akademi, ndërkohë që disa prej tyre kanë përfunduar nëpër artikuj gazetash për mirë. Në një prej rasteve, një artikull kushtuar një infermieri shqiptar titullohet “Shpëtimi që vjen nga Shqipëria”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë