“Nuk krijoj modë. Unë jam moda”, thoshte Coco Channel – e përderisa sa të ketë modë dhe stil, të shumtë do të jenë edhe njerëzit që merren me këtë fushë.
Dizajnerët e stilistët në vendin tonë janë të shumtë, suksesi i tyre është kryesishst individual, e rrallë ndonjëherë mund të shohësh që bashkë janë bërë dy.
Por ato janë ndryshe…ato nuk funksionojnë si një…pasioni i tyre është i ndarë në dy…kjo ngase dashurinë dhe pasionin për të njëjtën fushë e gëzuan që nga fëmijëria.
Bëhet fjalë për dy motrat e reja nga Peja, Lirika dhe Vesa Ademi, të cilat me të sapo mbaruar shkollimin e lartë për dizajn, kanë hapur atelien e tyre të parë me veshje ekskluzive të punuar nga to.
Në një rrëfim për Telegrafin, dy motrat Ademi rrëfejnë thelbin dhe nismën e atelies së tyre më të re.
“Meqenëse nga fëmijëria ne merremi me këtë profesion të trashëguar nga nëna jone, e cila ka dyqanin e saj në të cilin shesim fustane, ideja s’ka qenë aq e rastësishme që ne ta hapnim këtë atelie ose ta vazhdonim traditën e nënës tonë. Duke qenë vetë femra dhe duke e kuptuar dhe ndjerë botën femërore në maksimum dëshira ka qenë e madhe dhe vendosshmëria po ashtu. Duke qenë se të reja si në moshë ashtu edhe në botën e tregut, pritshmëria jonë ndaj komenteve pozitive edhe suportit të njerëzve nuk ka qenë aq e lartë. Por çdo gjë ka shkuar si është më së miri. Njerëzit kanë treguar interesim të jashtëzakonshëm dhe janë ndarë të kënaqur me punën tonë për këtë periudhë të shkurtër prej se e kemi hapur atilen, fakt ky që na motivon ne si vajza të reja që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të arrijmë profesionalizëm të lartë”, kanë treguar Vesa dhe Lirika për Telegrafin.
Nëna e tyre, nga e cila ato trashëguan talentin është marrë gjithashtu me stilim veshjesh.
Për dashurinë dhe pasionin e trashëguar, Vesa dhe Lirika nuk mund të mos i bënin një dedikim më të shtrenjtës së tyre edhe në logon e atelies. Në mes emrave të tyre gjendet edhe një trëndafil, i cili simbolizon emrin e nënës së tyre “Gjyli” – term ky i njohur në gjuhën popullore me të cilën i referohen trëndafilit.
“Siç e cekëm edhe më lartë, nëna ka qenë shtysa dhe motivimi kryesor që ne të vazhdonim këtë rrugë. I jemi mirënjohëse shumë sepse jo gjithmonë talenti është baza e çdo arritjeje. Duke qenë se nga fëmijëria na ka edukuar në këtë frymë duke qenë edhe një nënë shembell edhe një sipërmarrëse në të njëjtën kohë. Jemi këtu ku jemi falë saj. Duke e dashur dhe duke e trashëguar pak a shumë ne të dyja vendosëm që të studionim këtë degë. Që në fakt vetëm e kemi profesionalizuar teorikisht praktikën të cilën nëna na dha me vite”, kanë treguar tutje Vesa dhe Lirika.
Duke qenë se tashmë janë të profesionalizuara në fushën e dizajnit, dy motrat Ademi nuk hezituan të japin edhe një mendim për modën dhe trendet e fundit në vend.
“Kur po flasim për një vend të vogël si Kosovën, moda është njëra ndër veçoritë e popullit tonë. Ajo çka na bën të veçantë është se njerëzit eksperimentojnë në forma të ndryshme por prapë duken bukur. Influenca e rrjeteve sociale, hapi me kohën kanë bërë që ne me u radhitë ndër vendet të cilat kanë kod, shije, besa edhe performancë të bukur në veshje“, thonë ato.
Duke qenë dy motra të të njëjtit profesion, Lirika dhe Vesa tregojnë se janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, duke ndarë çdo gëzim, hidhërim e sukses së bashku.
“Fakti që jemi rrite bashkë në këtë profesion na bënë me qenë më të lidhura se kurrë. Siç e thashë, mami përveç që na ka trashëguar këtë profesion ka qenë edhe familjare që s’ka kursyer asgjë me na e rritë dashurinë ndërmjet nesh. E sigurisht jemi krahu i djathë njëra-tjetrës. Fakt ky që biznesin dhe bashkëpunimin tonë shpresojmë se do e ngritim në majat e suksesit. Fillimisht kemi nisur me fustane, e kemi hapë atelien në një periudhë të dasmave e ahengjeve të ndryshme, por s’do të thotë që mbesim veç me fustane. Me kohë dhe eksperiencë do e rrisim edhe diapazonin e prodhimeve tona. Sa i përket çmimeve, po mendoj që i kemi çmimet e arsyeshme edhe solide aq sa ta bëjmë një femër të duket bukur konform pagesës”, treguan Lirika dhe Vesa.
Fundin e kësaj interviste, dy stilistet më të reja të tregut vendor e përmbyllin me një falënderim dhe mesazh motivues drejtuar gjithë atyre vajzave që dëshirojnë të ndjekin rrugën që ndoqën ato.
“Faleminderit shumë për intervistën, ishte kënaqësi e jona. Mesazhi jonë për krejt femrat e posaçërisht për vajzat e reja që kanë dëshirë me u rritë profesionalisht, po iu mungon guximi, ne si Vesë e Lirikë ju themi që asnjëherë mos u dorëzoni edhe bëni atë që iu pëlqen e iu flenë në zemër”, përfundojnë Lirika dhe Vesa Ademi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sharon Stone shfaqet pa grim me fustanin e saj të bardhë dimëror dhe duket mahnitëse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë