LAJMI I FUNDIT:

“Maqedonia e Vetme”: Nuk ka nevojë për referendum, rezistenca ndaj festës tregoi se populli nuk pranon ndryshimin e emrit

“Maqedonia e Vetme”: Nuk ka nevojë për referendum, rezistenca ndaj festës tregoi se populli nuk pranon ndryshimin e emrit

“Maqedonia e Vetme” përmes në kumtese të lëshuar sot, thotë se populli maqedonas nuk ju përgjigj festës së Qeverisë në 15 qytetet në Maqedoni për ftesën për anëtarësim në NATO.

“Maqedonia e Vetme” e shpërndan gëzimin e madh të popullit maqedonas që është shumicë në shtet, të cilët, mbrëmë, përmes shesheve të boshatisura dhe me NATO festat, i thanë JO të politikave kapitulluese dhe qeverisë kukull në Shkup”, thonë nga kjo parti.

Ata thonë se me rezistencën gjithë popullore kundër festave të NATO-s u pa se populli nuk pranon ndryshimin e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Madje edhe televizioni i Maqedonisë si shërbim kombëtar së pari shpalli se do të sigurojë transmetim të drejtpërdrejtë të festës kryesore në Shkup dhe në momentin e fundit e ndryshoi programin kur e panë sa vizitëshmërinë, e qeverisë kukull “Festë e madhe qytetare: Maqedonia në NATO dhe BE”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Ata shtojnë se populli dje ka qartësuar dhe është deklaruar, dhe se nuk ka nevojë për referendum dhe zgjidhje më e mirë e kësaj qeverie kukull në Shkup është që ta informojnë Qeverinë e Greqisë se marrëveshje për ndryshimin e emrit nuk vlen më.

“Populli maqedonas dhe pjesa më e madhe e qytetarëve mbrëmë i thanë mendimin e tyre. Tashmë është e qartë si dita”, thuhet në kumtesën e “Maqedonia e Vetme”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori