Po ndërmerren dokumentet për të mundur të fillojnë bisedimet me përfaqësuesit e ministrive. Kjo procedurë zgjat disa muaj, përafërsisht 3 muaj apo katër. Në atë moment do ta kemi të protokollin e përgatitur dhe ai do të dërgohet të gjithë 29 legjislacioneve parlamentare të anëtarëve të NATO-s për t’u ratifikuar nga secili nga ato. Atëherë IRJM-ja do të thirret të merr pjesë në të gjitha mbledhjet dhe të marr pjesë në diskutimet tona. Në këtë moment do të thirreni në masën e NATO-s.
Këtë e theksoi Zv. Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller në intervistë nga Brukseli për emisionin “Top Tema”, të televizionit Telma.
Ajo theksoi se me padurim e presin atë moment të ndodhë në fillim të vitit 2019. Por, shtoi, do të duhet kohë për secilin Kuvend që të ratifikojnë dhe se do të merr pak kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Por, kjo është procesi i NATO-s dhe këtu nuk ka kushte dhe procesi zhvillohet. E di se ka procese të brendshme që duhet të zbatohen për t’u implementuar marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës. Ajo është kushti për në NATO, por e rëndësishme është se ata procese, gjithashtu, do të zbatohen për të mundur të shkojmë një hap para”, theksoi Gottemoller.
Në lidhje se a ka mospajtime të disa nga 29 shtetet anëtare të NATO-s për këtë proces, ajo konsideron se është e nevojshme që të kihet parasysh në periudhat e ndryshme dhe debatet e ndryshme.
“Kur Kroacia dhe Shqipëria u anëtarësuan në NATO në vitin 2009 ishte direkt, në vitin 2009 filluam bisedimet, në vitin 2009 gjithçka ishte mbaruar duke përshirë ratifikimet e vendeve anëtare. Kur Mali i Zi u anëtarësua në qershor të vitit të kaluar, procesi i ratifikimit zgjati rreth 18 muaj në legjislacionet e ndryshme, duke përfshirë edhe Senatin e vendit tim, në ShBA, ku duhej më pak më shumë kohë nga ajo çka parashikova.
Ajo tha se Greqia duhet të jetë anëtarja e parë që do të ratifikojë marrëveshjen për çështjen e emrit dhe të ratifikojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Në lidhje me pritjet dhe planet e NATO-s rreth referendumit për marrëveshjen me Greqinë ajo tha shpresojnë që metë vërtetë Republika e Maqedonisë të anëtarësohet në NATO si Republika e Maqedonisë Veriore, por është e qartë se të gjitha proceset duhet të mbarojnë.
“Kushtetuta juaj duhet të ndryshohet. Duhet të mbahet referendum. Këto procese duhet të ndodhin. Këtë e shohim si mundësi të madhe për shtetin tuaj. Ju jeni pranë NATO-s dhe shpresojmë se do të jeni anëtare e plotë e NATO0-s, por është qartë se ka disa përgjegjësi të brendshme të cilat duhet të kryhen që këto procese të mbarojnë’, shtoi Gottemoller./Telegraf/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë