LAJMI I FUNDIT:

Finlanda inkurajon Kosovën të arrijë marrëveshjen me Serbinë

Finlanda inkurajon Kosovën të arrijë marrëveshjen me Serbinë

Dialogu në mes të Kosovës me Serbisë në Bruksel është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe si i tillë duhet të rezultojë me arritjen e një marrëveshje, mbështetëse e së cilës do të jetë edhe Finlanda. 

Kështu ka deklaruar ambasadorja finlandeze në Kosovë, Pia Stjernvall, e cila ka theksuar se “kjo është një nga gjërat më të rëndësishme në të cilën duhet të përqendrohen të dyja vendet”.

Sipas saj, palët duhet të koncentrohen në atë se si të shkojnë përpara.


“Unë mendoj se është një nga gjërat më të rëndësishme në të cilën duhet të përqendrohemi në këtë moment. Këtu, ju jeni shumë të përqendruar në atë që Serbia po bën dhe Serbia është e përqendruar në atë që po bëni ju. Në vend të kësaj, do të ishte shumë më e rëndësishme të përqendroheni në atë së çfarë po bëni dhe se si po shkoni përpara. 05’00-05’22 Megjithatë, kjo marrëveshje apo kjo marrëveshje e dialogut për paqe është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne do ta mbështesim atë. Ka nevojë për shumë përpjekje për ta bërë këtë të ndodhë”, tha Stjernvall, për Kosovapress.

Ambasadorja e Finlandës tha se Kosova ka bashkëpunim shumë të mirë me shtetin e saj, bashkëpunim ky që secilën herë vjen duke u zgjeruar.

“Mendoj se kemi marrëdhënie shumë të mira me Kosovën. Ne kemi shumë bashkëpunim në fusha të ndryshme. Për momentin kemi rreth 10 mijë kosovarë që jetojnë në Finlandë dhe që po e vizitojnë Kosovën, sepse tani me Norëegian Air Flights, kemi gjithnjë e më shumë turistë finlandezë të cilët me të vërtetë janë të interesuar të vijnë këtu për vizitë. Gjithashtu, nëse kthehem prapa në kohë, kur ju bënit bisedime për paqe, duke u përpjekur të gjeni paqe dhe pastaj z. Ahtisaari, presidenti ynë ishte këtu dhe shumë çështje kaluan në planet e tij. Dhe mendoj se që nga ky moment, populli finlandez ka një mendim shumë të mirë për Kosovën dhe është i interesuar të shoh se ju po shkoni drejt një të ardhme më të mirë”, u shpreh ajo.

Stjernvall ka ardhur në Kosovë në shkurt të këtij viti, por për këtë kohë të shkurtër ka vizituar një numër të madh komunash. Derisa tregon se do të vazhdojë të takohet edhe me përfaqësues të komunave tjera për të parë nga afër gjendjen dhe progresin që po shënojnë këto të fundit.

Sipas saj, Kosova ka shënuar progres dhe mund të ecë vet përpara, pa pasur nevojë për ndihmë. Ajo tregon se tashmë janë fokusuar në krijimin e raporteve në mes të rinjve të të dyja vendeve.

“Ne nuk ndihmojmë më me ndihmën për zhvillim sepse e shohim se Kosova tashmë është e besueshme dhe mund të ecë vet përpara. Ajo që duam të kemi është partneritet më të madh. Prandaj ne po punojmë me të rinjtë, sepse shoh se të rinjtë këtu janë të shkëlqyeshëm dhe janë shumë më të etur sesa të rinjtë finlandezë, meqë vërtetë duan të bëjnë gjëra. Pra, përpiqemi t’i bashkojmë të rinjtë finlandezë dhe ata kosovarë, ne punojmë për të krijuar më shumë marrëdhënie biznesi të cilat tashmë kanë filluar këtë vit, pasi kjo është diçka që nuk e kishim pasur më parë. Dhe ne mirëpresim bashkëpunimin me universitete të ndryshme. Ne gjithashtu jemi takuar me komunitetin hebre dhe po përpiqemi t’i gjejmë bashkëpunëtorët e tyre  në Finlandë për të punuar së bashku. Pra, ne po ndjekim mjedisin politik duke bërë këto gjëra. Unë ende dua të theksoj se me të vërtetë duam të punojmë me të rinjtë, sep se rinia e Kosovës janë e ardhmja”, bëri të ditur ambasadorja.

Megjithatë, përkundër potencialit që thotë të ketë parë tek të rinjtë kosovarë, Stjernvall thekson se gjendja e arsimit në Kosovë lë për të dëshiruar. Sipas saj, puna e mësuesit respektohet shumë në Finlandë, porse nuk mund  të thuhet e njëjta gjë edhe për mësuesit në Kosovë. Kjo pasi siç thotë ajo, në Kosovë mungon vullneti për t’i mësuar dhe edukuar fëmijët.

“Situata ekonomike po përmirësohet. Sidoqoftë, sa i përket arsimit, nuk kam shumë shpresë, sepse arsimi është një fushë ku keni nevojë për një angazhim afatgjatë dhe në të vërtetë duhet shumë para për Qeverinë që ta bëjë atë të ndodhë. Dhe unë nuk kam parë angazhim të fortë për të ecur përpara në këtë drejtim, por shpresoj se do të ketë. Unë e di se ka njerëz që janë me të vërtetë të interesuar për ta përmirësuar këtë fushë”, tha ajo.

Krejt në fund, Stjernvall ka folur edhe për klimën ekonomike që Kosova ofron për investitorët. E sipas saj, në këtë pikë ka disa kufizime për shkak të situatës së energjisë në vend dhe korrupsionit.

“Unë mendoj se në disa fusha, tregu është i sigurt dhe po përmirësohet çdo ditë pasi që ju jeni duke lëvizur drejt Bashkimit Evropian dhe pasi që ju angazhoheni për matje të caktuara. Megjithatë, rreziku ekziston. Siç e dini, ka rrezik për korrupsion, rreziku për mungesën e energjisë së mjaftueshme në vend. Pra, është një rrezik i madh për një kompani e veçanërisht nëse merret me prodhim. Po ashtu, ka mungesë  të fuqisë punëtore të mirë-arsimuar dhe kjo mund të paraqes një rrezik. Por mendoj se është një vend i mirë në mes të Evropës, afër zonave të ndryshme si dhe kostoja këtu është më e ulët se në Finlandë dhe ne jemi shumë larg. Pra, nuk shoh ndonjë arsye pse ju të mos bëni mirë (keni sukses) apo edhe shumë më mirë sesa (të keni më shumë sukses sesa) ne”, tha në fund Stjernvall.

Shteti i Finlandës, gjegjësisht ambasada finlandeze në Kosovë ka në fokus të saj krijimin e urave të forta të bashkëpunimit në mes të bizneseve. Ndërsa ky është viti i parë që vijnë projekte të tilla në drejtim të rritjes së këtij bashkëpunimi, nga i cili pritet shumë.

Ndryshe, Finlanda u bë shteti i 27 që njohu pavarësinë e Kosovës më 7 mars, 2008./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori