LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ivanovi të nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Zaev: Ivanovi të nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot i bëri apel Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov të nënshkruajë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, kurse referendumi vetëm që do ta vërtetojë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Zaevi tha se për herë të parë pas 27 viteve qytetarët kanë mundësi të vendosin për ardhmërinë e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besoj në popullin tim dhe në suksesin e procesit që do të mburren shumë gjenerata”, shtoi Zevi.


Duke e cilësuar si të drejtë dhe fer, Zaevi tha se marrëveshja është ratifikuar për herë të dytë. Tash pason referendumi, ndryshime kushtetuese, dhe më pastaj ratifikim në Kuvendin e Greqisë ku marrëveshja edhe zyrtarisht hyn në fuqi, gjegjësisht do të përdoret emri i ri./Telegrafi/