LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës së papërpunuar shënon rënie të lehtë

Çmimi i naftës së papërpunuar shënon rënie të lehtë

Çmimi i naftës së papërpunuar aktualisht është duke u tregtuar me 73.86 dollarë për fuçi gjë që shënon rënie të lehtë krahasuar me çmimin e një dite më herët.

Kjo rënie vjen si rezultat i akuzave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka akuzuar Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për ngritjen e çmimit të karburantit.

“Monopoli i OPEC-ut duhet të kujtojë se çmimet e gazit janë të larta dhe po bëjnë pak për të ndihmuar”, shkruan Trump në llogarinë e tij personale në Twitter, përcjell Telegrafi.


Trump po përpiqet ta shtyjë Arabinë Saudite që të injorojë marrëveshjen aktuale të OPEC-ut dhe të rrisë prodhimin. Në të njëjtën kohë ngritjet e fundit të çmimeve janë nxitur gjithashtu nga një njoftim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që planifikon të ri-vendosë sanksionet kundër Iranit nga nëntori, e cila do të prek industrinë e saj të naftës. /Telegrafi/