Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër, lum ky i cili ndanë qytetin e Mitrovicës në komunën Jugore dhe Veriore, ende vazhdon të mbetet problem.
Zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore, të banuar me shumicë serbe, thonë se po pritet që të përcaktohen kufijtë ndërmjet dy komunave, ndërkohë që zyrtarët e komunës së Mitrovicës Jugore këtë çështje e konsiderojnë të kryer.
Kontesti ndërmjet dy komunave është fshati Suhodoll, në të cilin jetojnë edhe disa dhjetëra familje serbe. Sipas kadastrës, fshati i takon Mitrovicës Jugore, me çka nuk pajtohet komuna e Mitrovicës Veriore.
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, thekson që siguria dhe paqja qëndrojnë në radhë të parë, për shkak se pikërisht në këtë urë kanë ndodhur, siç thotë ai, 960 incidente ndëretnike.
“Gjithashtu, sipas Marrëveshjes së Brukselit, në pikën 5, thuhet që pa caktimin e kufijve të Mitrovicës Veriore dhe të asaj Jugore, ura nuk do të hapet për qarkullim. Bashkë me sigurinë, paqen dhe stabilitetin, duhet ta respektojmë edhe Marrëveshjen e Brukselit, e cila është e qartë. Ura do të hapet për qarkullim në momentin që të dy kryetarët e komunave të merren vesh dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen për caktimin e kufijve të dy komunave”, theksoi Rakiq.
Në anën tjetër, kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, thotë që incidentet janë në rënie e sipër dhe se situata është normalizuar.
Siç thotë ai, që nga ardhja e tij në krye të Mitrovicës Jugore, në vitin 2013, janë evidentuar vetëm 7 incidente.
Lidhur me caktimin e kufijve të komunës Veriore dhe asaj Jugore të Mitrovicës, Bahtiri thotë se kjo çështje është përcaktuar me Dokumentin e Ahtisaarit, nga baza e të cilit kanë dalë edhe ligjet e Kosovës. Sipas tij, ndryshimi i planit do të kërkonte diskutim dhe mbështetje parlamentare , gjë që do të hapte çështjet tjera të përcaktimit të kufijve të komunave në të gjithë Kosovën.
Sipas Bahtiri, Memorandumi për caktimin e kufijve është bërë me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, mbi bazat e Dokumentit të Ahtisaarit, dhe i ka barë thirrje kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, ta nënshkruajë atë.
Bahtiri thotë se ura duhet të hapet dhe askush nuk ka të drejtë ta bllokojë atë.
“Deshëm ose nuk deshëm ne, ura do të jetë e lirë. Do të kishte qenë më mirë që kjo të bëhet në mënyrë paqësore dhe kjo të kryhet në mënyrë normale. Në të kundërtën, janë ligjet e Republikës së Kosovës, është Policia e Kosovës, që nuk mund ta ndalojë askush që ta lirojë, për arsye se është e drejtë e të gjithë qytetarëve. Unë e di shumë mirë që edhe qytetarët e pjesës së veriut, që janë serbë, kërkojnë hapjen e urës dhe jo vetëm shqiptarët. Nuk mundet asnjë politikë e ngurtë, e cunguar, dashakeqe që ta ndërpresë bashkimin e qytetarëve dhe kush është për t’i ndarë qytetarët nuk do të ketë vend këtu”, tha Bahtiri.
Edhe shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se çështja e caktimit të kufijve të komunave të Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore, është përfunduar me Dokumentin e Ahtisaarit. Sipas tij, e gjithë, tash për tash, bëhet fjalë vetëm për prolongimin e hapjes së urës mbi Ibër nga ana e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Aktualisht, ura kryesore mbi lumin Ibër është e hapur vetëm për këmbësorë.
Që nga viti 1999 ura kryesore mbi lumin Ibër ishte bllokuar në anën veriore të saj, duke u shndërruar kështu në simbol të ndarjes dhe jo bashkimit të qytetit të Mitrovicës.
Në vitin 2014, pas heqjes së barrikadës mbi këtë urë, autoritetet lokale të komunës Veriore, në urë patën ndërtuar të ashtuquajturin “Parku i paqes”. E gjithë kjo çështje ishte shndërruar në temë të bisedimeve në dialogun e Brukselit dhe në vitin 2015 ishte arritur marrëveshja për heqjen e “Parkut të paqes” dhe për rinovimin e urës, gjegjësisht për funksionalizimin e saj për qarkullim. Punimet ishin planifikuar të përfundonin në qershor të vitit 2016, ndërkaq projektin e renovimit të urës e kishte financuar Bashkimi Evropian, me rreth 1. 2 milion euro.
Disa herë nga Zyra në Kosovë e Bashkimit Evropian është thënë se punimet nuk janë zhvilluar me dinamikën e dëshiruar. Në disa raste punimet janë ndërprerë nga kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, për shkak të incidenteve në Mitrovicën Veriore. Gjithashtu, zyrtarët e kësaj komune patën ndërtuar një mur në afërsi të urës në pjesën veriore, i cili ishte larguar pas reagimeve të autoriteteve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare./rel/Telegarfi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private, s’do të ketë asnjë pretendim tjetër ndaj tij
Osmani takohet me senatorë demokratë e republikanë në Forumin e Sigurisë në Kanada
OBRM-PDUKM: Buxheti i vitit 2025 mundëson blerjen e pajisjeve të reja për të gjitha institucionet
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë